Bota

Çfarë do të thotë kriza e koronavirusit për të ardhmen e Bashkimit European dhe për vetë Shtetet e Bashkuara

Një intervistë me Federico Rampini

Emergjenca e koronavirusit nuk zbulon vetëm pafuqishmërinë e çdo individi, por nxjerr lakuriq edhe brishtësinë e limitet e fuqive të mëdha. Ato që Federico Rampini, gazetar e shkrimtar, korrespondent nga New York për të përditshmen “La Repubblica”, për një kohë të gjatë edhe korrespondent i saj nga Pekini, i njeh shumë mire. Dhe që përgjigjen në emër të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Rampini, në librin tuaj “La seconda guerra fredda. Lo scontro per il nuovo dominio globale”, ju teorizoni shpërthimin e Luftës së Dytë të Ftohtë, asaj midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Pas luftës tregtare mbi tarifat dhe teknologjitë, koronavirusi është objekti i ri i kësaj përplasjeje. Cila nga të dyja forcat do të fitojë?

«Çdo ditë që kalon ndërthurja midis koronavirusit dhe Luftës së Ftohtë bëhet më e spikatur. Trump e quan “virusi i huaj” për t’i nënvizuar origjinën kineze, Pekini autorizon fake news lidhur me një dorë të Amerikës prapa epidemisë. Të dy superfuqitë e kanë shumë të qartë se çfarë është në lojë, edhe strategjikisht. Kujdes kush i këndon fitores shumë shpejt, teksa pandemia është ende në zhvillim».

Prej koronavirusit shumë vende janë mbyllur brenda kufijve të tyre. Është një prej simptomave të asaj që në librin tuaj e quani «tërheqja e globalizimit»?

«Sigurisht. Globalizimi e kishte futur tashme indietron. Lufta tregtare Shtetet e Bashkuara – Kinë ishte vetëm një aspekt i kësaj tërheqjeje, kësaj i shtoheshin tensione të reja lidhur me teknologjinë, rrjetin 5G, spiunazhin, vjedhjet e sekreteve industriale. Shumë shumëkombëshe po i rimendonin zinxhirët e tyre prodhues e logjistikë për të qenë më pak të varur nga Kina. Pandemia e ka bërë edhe më të dukshme brishtësinë e këtyre zinxhirëve prodhues shumë të zgjeruar, ku një incident nga ana tjetër e botës paralizon gjithçka».

Po vendi ynë a rrezikon që të “kinezizohet” akoma edhe më shumë, duke ju dashur t’i thotë “falemindeit” Kinës për ndihmat shëndetësore?

«Ndihmat shëndetësore janë një gjest shumë i bukur, mirënjohja është e detyrueshme. Ama janë ana tjetër e një fenomeni shqetësues: jo vetëm Italia, i gjithë Perëndimi (përfshi Amerikën) është varur në mënyrë të tepruar nga Kina edhe për parimet aktive e ilaçeve dhe për shumë prej aparaturave mjekësore. Pasi t’i kemi falenderuar kinezët, do të duhet të gjithë sa jemi ta rimendojmë në të ardhmen sigurinë shëndetësore: është e rrezikshme që shëndeti i një vendi të varet nga ilaçe të prodhuara në zona shumë të largëta, ardhjet e të cilëve mund të ndërpriten në rast krize të rëndë».

Trump ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka alokuar 50 miliard për ta luftuar virusin. Po vepron në mënyrën e duhur?

«Gjendja e emergjencës e shpallur në Shtetet e Bashkuara për momentin nuk i vendos kufizime lëvizshmërisë. Është një akt që i mundëson Presidentit të çbllokojë fonde dhe ta shpejtojë procedura të caktuara, si për shembull blerjen e kiteve diagnostikues (tamponëve) dhe furnizimeve të tjera mjekësore. Masa të tjera janë në diskutim e sipër në Kongres dhe ndihmat ekonomike për sektorët në krizë janë të destinuara të rriten».

Shumë e kanë akuzuar Trump se e ka nënvlerësuar emergjencën. Është akuzë e drejtë apo e padrejtë?

«Vetzë ekspertët shëndetësorë amerikanë të administratës Trump e pranojnë se reagimi amerikan është i vonuar, plot me boshllëqe dhe inkoherenca. 48 orë pas embargos lidhur me ardhjet nga Europa, shumë aeroporte amerikane nuk bëjnë as kontrollet shëndetësore ndaj udhëtarëve. Edhe qeveritë europiane duket se kanë reaguar me ngathtësi, kanë kujtuar se Italia ishte një rast ekstrem. Derikur Angela Merkel ka thënë (në një mbledhje me dyer të mbyllura) atë skenar e 70% të infektuarve».

Sikur virusi të përhapej në Shtetet e Bashkuara ashtu si tek ne, cili do të ishte impakti ndaj një vendi që nuk ka një sistem shëndetësor publik si i yni?

«Amerika nuk ka sistem shëndetësor. Ka një xhungël sistemesh, sipas asaj se cili është siguracioni yt privat dhe sipas shtetit ku banon. Pasi i pësoj prej 20 vjetësh difektet dhe kostot marramendëse e shëndetësisë amerikane, jam pesimist. Nga ana tjetër, askush nuk ka arritur ta reformojë këtë sistem shëndetësor në mënyrë të kënaqshme. Reforma e Obamas është plot me difekte dhe Trump ka shkurtuar fonde gjithandej».

Kina ka zbatuar masa drakoniane për ta frenuar virusin. Është jashtë rrezikut apo është shpejt për ta thënë?

«Le të kujtojmë se lidhur me Kinën ne dijmë kryesisht atë që qeveria e Pekinit dëshiron të të na bëjë me dije. Në rast se lajmet zyrtare janë të vërteta dhe në rast se nuk shpërthen ndonjë vatër e re, atëhere do të duhet ta pranojmë se metoda kineze ka funksionuar. Është kjo një pikë në favor të autoritarizmit? Unë do të thoja një pië në favor të konfucianizmit, pasi demokracia jugkoreane ka pasur një përgjigje të paktën paq aq efikase si ajo e regjimit kinez. Falë një ndjenje të fortë disipline civile. Konfuciania është një shoqëri ku individi, përpara se të ketë të drejta, ka detyrime ndaj komunitetit».

Duke ardhur tek Europa, koronavirusi rrezikon të shënojë fundin e Bashkimit Europian?

«E parë që ka dështuar keqaz në testim ka qenë Christine Lagarde, katastrofike. Por edhe solidariteti ndërqeveritar është në minumet historike. Lehtësi i vetëm për Bashkimin Europian është fakti se Brukseli ka pushtet pothuajse inekzistent në fushën shëndetësore. Ama një provë si kjo mund të jetë fatale, duke parë që përballë rrezikut secili mbyllet prapa kufijve kombëtarë dhe një vend fqinj shndërrohet në një armik potencial nga i cilit duhet të mbrohesh».

Duke pasur parasysh qëndrimin e Lagarde, do të jetë akoma edhe më e vështirë për Europën që ta rimarrë veten nga kriza ekonomike?

«Reçisioni është tashmë thuajse i sigurtë. Kriza ekonomike do të bëhet me shpejtësi emergjenca e dytë, sapo të dalim nga pandemia. Eurozona ka ardhur në këtë provë tashmë e dobët, me një stanjacion prej më shumë se një dekade, shtresa të shumta sociale pre e varfërimit, shkurtime ndaj sistemit social dhe shëndetësisë në të gjitha vendet. Përjashto mefshtësinë e Lagarde, Banka Qendrore Europiane thuajse i kishte ezauruar të gjitha municionet. I takon politikës së bilancit ta bëjë goditjen: më pak taksa dhe më shumë shpenzime publike. Të gjitha rregullat e Paktit ë Stabilitetit duhen pezulluar jo vetëm gjatë pandemisë, por edhe më pas, pasi shoku ekonomik do të zgjasë shumë».

Boris Johnson i thotë bashkëkombasve të tij: «Sumë të dashur tuaj do të vdesin». Është lideri i vetëm ql thotë të vërtetën?

«Qeveria britanike është ndoshta ajo që e ka evidentuar në terma më realistë e më krudo skenarin e emergjencës ekstreme, ku spitalet do të detyrohet t’i braktisin disa pleq për të shpejtuar persona më të rinj, për shkak të mungesës së aparaturave. Ama realizmi nuk mjafton, nga qeveritë presim zgjidhje. Fakti që Trump e ka shtrirë edhe mbi Mbretërinë e Bashkuar embargon e fluturimeve është konfirmimi që masat frenuese janë të pamjaftueshme edhe për Londrën».

(nga Libero Quotidiano)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / bota.al

Leave a Reply

Back to top button