Nazistët ishin të obsesionuar me pyetjen se çfarë do të thotë të jesh gjerman, shkruan Heinrich Schmitz, prandaj është një temë që më mirë ta shmangim. Atëherë, çfarë po mendonte ministri ynë i brendshëm, Thomas de Maizière, javën e kalua, kur kërkoi që emigrantët ta pranojnë “kulturën dominuese” të Gjermanisë? Ai madje ka dalë me një listë me dhjetë gjëra që e përcaktojnë atë – mes tyre, të jenë të gatshëm t’i japin emrin të huajve, të mësojnë të vlerësojnë Bachun dhe Goethe-n, të refuzojnë vellon e fytyrës dhe të respektojnë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar.
Është e qartë se ai po peshkon për votat e islamofobëve përpara zgjedhjeve të shtatorit. Disa të krahut të djathtë brohoritën: por ai ka shkundur folenë e grenxave. Shumë janë të tronditur nga ideja se të qenit gjerman mund të “gozhdohet”. A jam unë jogjerman sepse nuk pranoj të identifikohem kur ma kërkojnë? Nëse ka ndonjë gjë që na përcakton, kjo është shumëllojshmëria jonë. Gjermania vetëm kohët e fundit doli nga një numër principatash dhe qytet-shtetesh të vogla: kjo është forca e madhe e kombit tonë, jo një sërë qëndrimesh të imagjinuara e të fiksuara. E gjithë ideja e një kulture mbizotëruese gjermane është “absurde” dhe e marrë. /bota.al