Shendeti

Çfarë e dëmton më shumë shëndetin sheqeri apo yndyra? Përgjigja do t’ju habisë

Debati mbi atë që është më e dëmshme për shëndetin e njeriut, yndyra apo sheqeri, ka vazhduar prej shumë vitesh. Me kalimin e viteve janë bërë shumë studime, por tani një studim i ri ka dalë në përfundimin se më e mira është një dietë me pak yndyrë.

Në fundin e shekullit të kaluar dhe fillimin e këtij shekulli, yndyra lidhej vazhdimisht me sëmundjet e zemrës dhe kolesterolin e lartë. Por studimet e fundit sugjerojnë se karbohidratet, të cilat shndërrohen në sheqerna në trup, janë gjithashtu një armik i madh i shëndetit tonë.

Studimi i fundit i jep fund polemikave të vazhdueshme, pasi studiuesit zbuluan se një dietë me pak yndyrë, mund të zvogëlojë deri në 34 për qind rrezikun e vdekjes, ndërsa dietat me pak karbohidrate e rrisin rrezikun e vdekjes deri në 38 për qind.

Studimi vuri në dukje rëndësinë që ka pasja e një diete të shëndetshme me më pak yndyrna të ngopura , në mënyrë që të parandalohen vdekjet, sidomos tek njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuarit. Në studimin në fjalë, të gjitha rezultatet e dietave me pak yndyrë u shoqëruan me një rënie të vdekshmërisë, gjë që tregoi sërish përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore nga reduktimi i yndyrës.

Studiuesit nga Universiteti i Harvardit dhe Universitetit Tulejn në Nju Orlins, së bashku me shkencëtarët kinezë, mblodhën të dhëna nga vitet 1990 për 371.159 amerikanë, të moshës 5071 vjeç. Duke përdorur “NIH-AARP Nutrition and Health Study”, një studim i vitit 1995 që filloi matjen e marrëdhënieve midis dietës dhe sëmundjeve kronike tek të moshuarit, synoi tëgjente një lidhje midis dietës dhe jetëgjatësisë.

Në sondazh, pjesëmarrësit u pyetën se sa shpesh hanin 124 ushqime të ndryshme. Duke e përdorur informacionin, studiuesit llogaritën se sa shpesh hante një person karbohidrate dhe yndyrna. Pjesëmarrësit u ndanë në grupe. 20 për qind prej tyre të vendosur në një grup kontrolli, konsumuan sasinë më të vogël të karbohidrateve, krahasuar me 20 për qind, dieta e të cilëve përmbante më shumë karbohidrate.

Më pas ata u klasifikuan bazuar tek ata që kishin një dietë me pak yndyrë ose me karbohidrate, të klasifikuar si “të shëndetshme” apo “të pashëndetshme”, bazuar në faktin nëse merrnin ushqime nga burime me cilësi të lartë apo “me cilësi të ulët”.

Për shembull, dikush që mban një dietë me pak yndyrë dhe që ha shumë mish dhe perime pa yndyrë, klasifikohet në një dietë “të shëndetshme”, ndërsa dikush që konsumon sheqerna të rafinuara dhe ushqime të përpunuara, do të konsiderohet se ka një dietë “të pashëndetshme”.

Rezultatet e studimit, zbuluan se njerëzit që kishin një dietë me pak yndyrë, pavarësisht nëse ishin të shëndetshëm apo jo, ishin ndjeshëm më pak të rrezikuar të vdisnin para kohe nga shkaqe të lidhura me shëndetin, krahasuar me njerëzit që ushqeheshin me një dietë me nivele të larta të yndyrës.

Rreziku u reduktua me 21 për qind tek njerëzit me një dietë me pak yndyrë, dhe ata që kishin një dietë “të pashëndetshme” me pak yndyrë, ishin 8 për qind më pak rrezikuar për të vdekur nga shkaqe shëndetësore, sesa ata që kishin një dietë jo të shëndetshme dhe me nivele të larta në yndyrë.

Back to top button