Enciklopedike

Çfarë është ekopsikologjia?

Bëhet fjalë për një degë të psikologjisë që i jep vlerë të madhe lidhjes mes brendësisë sonë dhe natyrës.

Ka lindur në Kaliforni në fillimin e viteve nëntdhjetë, saktësisht në Universitetin e Berkeley, falë një takimi mes psikologësh dhe profesionistësh të ekologjisë: nga ai takim lindi një libër, “Zëri i Tokës” i Theodore Roszak, historian i kulturës, që në vitin 1992 e lançoi ekopsikologjinë në nivel botëror.

Në Itali kjo disiplinë është futur nga psikologia Marcella Danon, që në vitin 2004 themeloi shkollën Ecopsiche, ku studiohen tematikat dhe mësohen praktikat e “sintonizimit ekologjik”. Takimet mes psikologëve dhe pacientëve shpesh herë ndodhin në parqe, lëndina apo pyje, për të përjetuar, edhe në terapi, një ndërveprim më të drejtpërdrejtë me mjedisin.

Damon dhe kolegë të tjerë themeluan në vitin 2006 Shoqërinë Europiane të Ekopsikologjisë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button