Bota

Çfarë është ky simbol misterioz i filmuar nga droni në një fushë gruri? (Foto/Video)

Screen Shot 2016-08-31 at 15.13.35A mos ka zbritur në tokë një racë aliene e nazistëve dhe kanë vizatuar kryqin e svastikës (kryq i thyer) në një arë gruri? Natyrisht që jo, por disa fotografi të postuara në internet kanë zgjuar debate të shumta tek përdoruesit e rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.

Simboli gjigant, që ishte sinonim i diktaturës naziste gjatë viteve 40 dhe 50 të sundimit të Adolf Hitlerit, është zbuluar sot në një fushë në Beckhampton, Wiltshire të Anglisë.

Pamjet e filmuara nga droni, shfaqin dizajnin e simbolit të ngjashëm me atë të nazistëve. Por para se Hitleri të vinte në pushtet, kryqi i svastikës kishte një domethënie krejt tjetër. Sipas personave që kanë filmuar këtë simbol, është konstatuar se ai është “vizatuar” në një hapësirë të gjerë prej 58 metra. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=X5MjOUMcYw8

Leave a Reply

Back to top button