Bota

Çfarë gafe mediatike: Lajmi që “tronditi” botën është 20 vite i vjetër

Screen Shot 2015-08-12 at 13.08.46

Shumë media nga e gjithë bota kishin publikuar një lajm në të cilin tregohej një histori e një babai i cili në Dubai kishte shkaktuar indirekt vdekjen e vajzës së tij.

Siç shkruanin mediat e huaja dhe jo vetëm, deri sa po lahej në det vajza, në një moment kishte filluar të mbytej dhe se babai nuk i kishte lejuar shpëtimtarët që ta ndihmonin atë, transmeton Telegrafi. Shpjegimi i tij ishte se nuk dëshironte që njerëzit e panjohur të preknin vajzën e tij dhe se më lehtë do të pranonte që të mbytej.

Megjithatë, siç shkruajnë mediat e huaja, në këtë rast bëhet fjalë vetëm për një lajm të vjetër – rreth njëzet vite më parë. Ashtu siç është shkruar, artikulli u botua për herë të parë në portalin Emirates 24/7, transmeton Telegrafi. Siç shkruajnë mediat e huaja, ngjarja e treguar ishte pjesë e intervistave me shpëtuesit, në të cilën ata kanë folur për gjërat më të çuditshme që kanë ndodhur gjatë karrierës së tyre. Artikulli nuk është përmendur, por mediat argumentojnë se ngjarja në fjalë u zhvillua në vitin 1996.

Nëse kjo është e vërtetë, provon se rrjedha globale e informacionit kërkon shumë më tepër kontroll dhe inspektim, edhe pse në këtë rast lajmi është raportuar edhe nga media të shquara ndërkombëtare si The Telegraph, The Independent, Daily Mail dhe The Times. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button