Personazhe

Çfarë ha Barack Obama?

Në mëngjes, ish-presidenti thotë se në tryezë nuk mungojnë kurrë disa lloj frutash të thata (arra, lajthi dhe rrush): një bombë e vërtetë plot energji me efekte shumë pozitive për shëndetin e mbi të gjitha, për lëkurën. Jo më kot, Barack Obama duket aq shumë në formë dhe nuk e tregon aspak moshën që ka dhe në fytyrë nuk i dallohet asnjë rrudhë.

Ndryshe nga amerikanët e tjerë, shumë fanatikë ndaj pijeve të gazuara dhe me sheqer, Obama preferon të pijë shumë ujë mineral. Një zgjedhje shumë e mirë kjo, sepse ashtu siç studimet tregojnë të ashtuquajturat “soft drinks” me sheqer të shtuar, kaq të përhapur në SHBA, janë një ndër shkaqet kryesore të obezitetit.

Edhe perimet e freskëta, mbi të gjitha brokoli dhe spinaqi, janë shumë të pëlqyera nga Barack Obama. Nuk është rastësi që ish-Zonja e Parë, Michelle, ka këmbëngulur kaq shumë për ta mbjellë një pjesë të kopshtit në Shtëpinë e Bardhë me ushqime biologjike, për të cilin kujdeset personalisht dhe që ka qenë një kartë fituese në komunikimin për të përhapur një mesazh pozitiv mbi rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme.

Leave a Reply

Back to top button