Zodiak

Çfarë ju rezervon e diela e parë e shtatorit? Horoskopi i datës 2 shtator 2018

Dashi

Hëna do ketë ndikimin më të madh tek jeta juaj gjatë kësaj dite. Do jeni më intuitivë dhe më të ndjeshëm. Nëse keni një lidhje do bëni të pamundurën për të kaluar edhe më shumë kohë me atë që dashuroni dhe pasdite mund të bëni zgjedhje te rëndësishme. Ju beqarët do ndiheni gati për të hedhur hapa të rëndësishme me një person që e pëlqeni prej kohësh. Në punë duhet t’i dëgjoni me kujdes ato që do ju thonë shefat dhe gjithashtu duhet të pranoni të punoni në grup. Buxheti nuk do përmirësohet sa hap e mbyll sytë, por me pak maturi dhe organizim gjendja do jetë e mirë.

Demi

Jetojeni jetën si t’iu vijë sot dhe mos mendoni për ato që mund të thonë të tjerët. Fatmirësisht yjet do ju bëjnë me humor të mirë. Situata në çift duket se më në fund po përmirësohet. Të gjithë po i shohin ndryshimet tuaja. Shfrytëzojeni sa më shume këtë ditë për të qëndruar pranë partnerit. Nëse jeni vetëm do keni një takim, por nuk do ndiheni rehat. Kërkojeni tjetërkund dashurinë. Sipas Dritare.net, në punë do ketë goxha ndryshime. Shfrytëzojini të gjitha mundësitë që do iu jepen për ta treguar veten edhe pse mund t’iu duhet pak më shumë mund. Planetët sugjerojnë të merreni me shume me çështjet financiare. Mund të bëni edhe ndonjë investim për diçka.

Binjakët

Sot do ju mungojë besimi tek vetja dhe do keni frikë të hidhni hapa të mëdha. Ju qe jeni ne një lidhje do keni disa mosmarrëveshje dhe do ju mungoje energjia për t’iu bërë ballë. Qetësohuni dhe mendojini gjërat me kujdes. Ju beqarët do jeni joshës dhe do takoni dikë interesant. Mos mendoni menjëherë për martesën sepse ajo nuk është një lojë fëmijësh. Në punë do i merrni gjërat me frikë, por falë mbështetjes së kolegëve pak nga pak mund të fitoni më shumë siguri. Nëse keni të bëni me klientë do jeni më të privilegjuar. Ka ardhur momenti të organizoni më mirë edhe financat tuaja. Mundohuni të shmangni disa shpenzime të panevojshme.

Gaforrja

Do jeni vetvetja gjatë kësaj dite kështu që do bëni vetëm atë që do ju duket më e logjikshmja. Nëse keni një lidhje, një keqkuptim i vogël do ju mërzitë shumë. Duhet të flisni më shumë me atë që keni në krah dhe jo të kërkoni ndihmën e miqve. Vetëm në këtë mënyrë gjërat mund të rregullohen. Ju që jeni vetëm do takoni dikë të thjeshtë, por që do iu ndryshojë jetën rrënjësisht. Në punë do jeni të përgjegjshëm, do ecni me plane dhe do jeni më largpamës nga më parë. Për sa ju përket financave duhet të merrni këshilla nga specialistët që ato të rregullohen.

Luani

Planetët do ju mbështesin gjithë kohës sot dhe do e bëjnë ditën më të bukur. Për ju që jeni në një lidhje gjërat do shkojnë mirë sepse tashmë keni filluar të komunikoni më shumë me partnerin. Ju pret edhe një surprizë shumë e këndshme. Ju beqarët duhet të bëni edhe pak durim. Planetët ju kanë rezervuar një takim shumë të bukur me një person. Në punë do arrini në një stad të tillë që falë përvojës nuk do e keni shumë të domosdoshme të ushtroni mund, pasi gjithçka do e zgjidhni sa hap e mbyll sytë. Financat vërtet nuk do jenë të mira, por mundohuni të shmangni marrjen e borxheve pasi nuk do keni mundësi që t’i shlyeni më pas.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite duhet t’i bëni gjatë gjithë kohës sytë katër në mënyrë që të shmangni konfliktet e problemet. Nëse jeni në një lidhje, asnjë planet nuk do ndikojë negativisht tek ju. Në këtë mënyrë ju do keni një jetë të qete pranë partnerit. Harmonia do mbizotërojë shumicën e kohës. Ju beqarët do doni më shumë se kurrë të flirtoni dhe mund të lidheni shpejt me dikë. Në fakt gjërat e nxituara nuk sjellin asgjë të mirë. Në punë duhet të provoni edhe gjëra të reja sot sepse mund t’ia dilni. Financat nuk do jenë aspak si i kishit menduar. Duhet të mendoheni mirë edhe para se të bëni ndonjë shpenzim.

Peshorja

Sot do i keni idetë shumë të qarta dhe nuk do gaboni në asgjë. Hëna do ju bëjë të jeni përherë të logjikshëm. Ju të dashuruarit do jeni plot energji dhe do bëni çmos të kaloni një dite të bukur pranë partnerit. Sytë do ju shkëlqejnë dhe zemra do iu rrahë më fort se zakonisht. Ju beqarët duhet të përfitoni nga çdo takim që do keni për të krijuar shoqëri të reja. Njëra prej tyre mund të kthehet edhe në dashuri. Në punë disa gjëra do vendosen në vend dhe do ndiheni më të qetë për të ecur përpara. Sipas Dritare.net, financat nuk do jenë të mira. Për ushqimin mos kurseni fare, por mundohuni mos shpenzoni shumë për rroba.

Akrepi

Do jeni shumë krenarë sot dhe do mendoni se idetë tuaja janë të arta. Ju që  jeni në një lidhje do e kritikoni shumë partnerin pa menduar për gabimet që keni bërë vetë. Asnjë nuk është perfekt dhe të gjithë bëjnë gabime, e rëndësishme është t’i pranojmë dhe të mundohemi t’i ndreqim. Ju beqarët nuk duhet t’i besoni të gjithëve që do takoni. Disa që do ju thonë fjalë të bukura në fakt do ju gënjejnë më shumë. Në punë do mendoni se jeni më të mirët dhe se mund të arrini vetë çdo gjë. Do refuzoni kategorikisht edhe të bashkëpunoni me kolegët. Gjendjen financiare analizojeni mirë para se të bëni shpenzime marramendëse.

Shigjetari

Gjatë ditës së sotme çështjet e ndjenjave do jenë ato që do privilegjohen më shumë. Për ju që jeni në një lidhje çdo gjë do shkojë mirë. Planetët do jenë në anën tuaj dhe do ju tregojnë gjithmonë rrugën që duhet të ndiqni. Nëse jeni beqarë do keni disa takime. Studiojeni deri në detaj personin që do njihni dhe më pas vendosni çfarë do bëni. Po u nxituat mund edhe të zhgënjeheni. Jeta profesionale do ecë para me ritme shumë të shpejta. Do jeni të zgjuar dhe mjaft të kujdesshëm. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë. Mos harxhoni shumë para gjatë kësaj dite sepse nuk keni shumë dhe do ju duhen.

Bricjapi

Hëna do ju sjellë fat me shumicë gjatë gjithë kësaj dite. Nuk do ndiheni aspak të mërzitur.  Nëse keni një lidhje dhe e keni lënduar pak partnerin kohët e fundi, sot do mundoheni të rregulloni gjithçka. Gjërat do përmirësohen dhe do ndiheni mirë të dyja palët. Sharmi dhe sensualiteti i beqarëve do tërheqë shumë vëmendjen. Përfitoni nga kjo gjë. Në punë do jeni ambiciozë dhe do e tregoni këtë gjë. Sado të vështira të jenë gjërat ju nuk do ndaleni. Plani financiar nuk do të paraqesë asnjë problem për ju. Do keni fat në këtë fushë, prandaj pse të mos bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Ujori

Sot do ju qëndroni gjithë kohës besnikë bindjeve tuaja, por në disa momente mund të mbeteni në udhëkryqe duke mos ditur si të veproni. Duhet të merreni pak më shumë me familjen sepse ajo do ketë nevoje për ju. Nëse jeni në çift duhet të flisni me partnerin për këtë çdo gjë që do keni nevojë dhe ai do ju ofroje mbështetjen e tij. Nëse jeni beqarë nuk do mendoni fare për dashurinë sepse do ndiheni mirë edhe ashtu si jeni. Në punë do jeni të kënaqur me ato që do arrini dhe nuk do ndiheni shumë të lodhur. Gjendja e mirë financiare do ju bëjë të ndjeheni shumë mirë dhe ta shihni të ardhmen më me optimizëm.

Peshqit

Sot do stepeni sapo dikush t’iu kritikojë dhe nuk do keni më guxim të ecni përpara. nëse jeni në një lidhje do keni disa debate me partnerin për një temë delikate. Gjithsesi më mirë vazhdoni debatoni sesa t’i shmangeni bisedës. Sqarojeni çdo gjë njëherë e mire. Ju beqarët do keni takime të reja me persona që do iu bëjnë të ndiheni mirë. Peritoni sa më shumë dhe merrini gjërat më seriozisht. Në punë do keni më shumë vështirësi nëse keni një profesion që lidhen me shifrat. Ndonjëherë nuk do dini as si të veproni. Do keni probleme me financat por ato nuk do jene dhe shume shqetësuese. Kujdes me shpenzimet. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button