Analiza

Cfarë ka ndodhur me avionin e AirAsia?

Një avion. Një tjetër i goditur nga një predhë në qiejt e Ukrainës. Tani një i tretë i zhdukur në fluturim, ndoshta i përfshirë nga një stuhi në detin e Giava-s, Indonezi, me 162 persona në bord

airasia

Këtë herë mallkimi malajzian ka goditur një Avion 320/200 nga kompania me kosto të ulët AirAsia. Avioni  ngrihet në 5.27 nga porti indonezian i Surabaya-s, drejtuar për në Singapor. Në aparencë fluturimi QZ8501 ka mbuluar një segment të itenerarit pa probleme ose sinjalizime të veçanta. Kjo të paktën deri në 7.24 kur kontrollori ka humbur kontaktin: një moment më parë komandanti Iriyanto, së bashku me bashkëpilotin francez Remi Emanuel Plesel, kishte kërkuar autorizimin për t’u ngjitur në lartësi dhe të devijonte nga rruga e vendosur më parë. Një manovër e bërë e nevojshme nga shfaqja e një stuhie të furishme në atë zonë. Askush nuk e di atë që ka ndodhur më pas. Ndoshta avioni i pasagjerëve ka rënë prej kushteve atmosferike ekstreme. Një situatë që ka kujtuar për aspekte të caktuara, rastin e Air France për në Brazil, në Majin e 2009-ës. Një fatkeqësi e provokuar nga moti jo i favorshëm, probleme teknike e gabime njerëzore mbi të cilat vazhdohet të diskutohet.
Kur ende nuk ishte zhdukur avioni i AirAsia-s nga radarët, autoritetet kanë urdhëruar mjete ajrore e detare për të kërkuar një zonë rreth 150 kilometrash nga ishulli i Belitung, për t’u larguar më pas në zona të tjera. Kërkime të koordinuara nga zëvendëspresidenti indonezian Jusuf Kalla që është pozicionuar në qendrën e koordinimit të Kemayoran, pranë Xhakartës. Në krah të tij zyrtarë të aviacionit e të policisë, që ekzaminojnë çdo hipotezë. Pasiguria ka shtuar ankthin e familjarëve  të lodhur në aeroport nga kërkimi i dëshpëruar i informacionit. Më pas dhimbje, lot e shpresa e vogël e një mrekullie ose e një kthese të fatit. Si ajo që ka shpëtuar jetën e disa personave që për vonesë kanë humbur fluturimin AirAsia.
Hetimet kanë nisur nga toka. Si rutinë. Mbi pasagjerët, në pjesën më të madhe aziatikë me përjashtim të një menaxheri britanik e të bashkëpilotit francez. Të paktën 17 fëmijë përfshirë edhe një të sapolindur. Vëmendje edhe për gjendjen e Avionit të pasagjerëve, i dorëzuar në 2008-ën, kishte përshkuar nën shërbim 23 mijë orë fluturim dhe i ishte nënshtruar kontrollit të fundit në nëntor.  Avioni është njëri nga 86 të AirAsia-s, i regjistruar për linjën indoneziane të kompanisë së lirë maleze të cilës i është dhënë një hapësirë e rëndësishme pasi është blerë nga sipërmarrësi anglomalajzian Tony Fernandes. Ish kontabilist nga Virgin, mik personal i miliarderit Richard Branson, me interes për Formula Uno – skuadra garuese Lotus – e për futbollin britanik – Queen’s Park Rangers – biznesmeni ka blerë shoqërinë në borxh për pak qindarka duke ia dalë më pas ta rilançojë në tregun aziatik. Dje mbrëma Fernandez ka ftuar vartësit “për t’u qëndruar pranë miqve”: “Eshtë një tmerr, por do ta kalojmë”.
Solidaritet dhe oferta ndihme erdhën nga vende të ndryshme të rajonit. Shtetet e Bashkuara ndjekin nga afër zhvillimet, në atë pikë sa presidenti Obama ka marrë informacione në Hauai ku ishte duke kaluar pushimet. Në 24 Dhjetor ambasada amerikane e Xhakartës kishte shpërndarë një shënim mbi ndërgjegjësimin për “kërcënimin e terrorrizmit gjatë festimeve të Krishtlindjes”. Qeveria kineze ka shprehur “shqetësim të thellë”. Vëmendje jo vetëm formale. E pamundur të mos mendosh për fatkeqësinë e fluturimit të MH17 i shkatërruar ndërkohë që fluturonte mbi Ukrainë, pre i luftës civile dhe për fluturimin e MH370-ës i zhdukur në jug të Oqeanit Indian./Guido Olimpio/corriere della sera/
e.xh./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button