Cilësimi i rivalitetit SHBA-Kinë si variabli kryesor në rajon, mund të kthehet në një profeci vetë-përmbushëse
Nga Dr Tim Summers
“Chattam House”
Vizita në Shtetet e Bashkuara e Presidentit kinez Xi Jinping, u përqëndrua edhe një herë tek perspektiva e marrëdhënieve dypalëshe dhe implikimeve të tyre të gjera. Shumë vetë në SHBA dhe në rajon, duket se përqëndrohen në marrëdhëniet SHBA-Kinë, në kurriz të çdo gjëje tjetër. Në fakt, ne kemi nevojë të lëvizim përtej narrativës që i redukton zhvillimet në një dinamike rajonale dy-dimensionale SHBA-Kinë.
Arsyet janë të rëndësishme. Konsiderimi i konkurrencës SHBA-Kinë si variabli kryesor në rajon, mund të kthehet në një profeci vetë-përmbushëse. Dhe një fokus i thjeshtëzuar në marrëdhëniet mes dy vendeve, mund të rievokojë mentalitetet bipolare të Luftës së Ftohte, që përkeqësojnë tensionet në vend se t’i lehtësojnë ato. Ne kemi nevojë që të zgjerojmë fushëpamjen, përmes së cilës vlerësojmë zgjedhjet e politikave.
Shpërndarja e pushtetit
Tendenca për t’u përqëndruar me tepri tek e ardhmja e marrëdhënieve SHBA-Kinë, është rrjedhojë e rritjes së shpejtë të ekonomisë dhe ndikimit kinez në botë. Por “rritja e Kinës”, është vetëm një nga një eleëntët e narrativës së shpërndarjes së pushtetit rajonal, që ushtrohet mbi të gjithë Azinë. Tregimet e tjera përfshijnë atë që ne e quajmë ‘fluksi global’, ideja se ndryshimet kryesore në shpërndarjen e pushtetit, po ndodhin ndërmjet Perëndimit të zhvilluar dhe ekonomive në zhvillim apo më gjerë, ose thënë ndryshe një proces i ‘shpërndarjes të pushtetit’, ku ndryshimet rajonale po nxiten nga qendrat e shumta të pushtetit në Azi-Paqësor, por me asnjërën prej tyre dominuese.
Pasi dikush hedh një vështrim gjithëpërfshirës, mbi instrumentet kryesore të ndikimit në rajon, nga fuqia ushtarake tek diplomacia, fuqia ekonomike, asistenca zhvillimore, dhe kontrolli mbi burimet natyrore, narrativa e fundit duket të jetë më e saktë se të tjerat.
Për shembull, tek i gjithë diskutimi i dinamikës ushtarake SHBA-Kinë, shpenzimet mbi platformat tradicionale ushtarake dhe aftësitë, janë në rritje të shpejtë në mbarë Azinë. Në të ardhmen, do të ketë një numër më të madh fuqish ushtarake të afta në rajon, potencialisht në gjendje për të vepruar vetëm ose së bashku me të tjerët, për të ndërprerë dominimin nga ndonjë fuqi e vetme, qoftë kjo SHBA-ja, Kina apo një vend tjetër.
Perceptimet aktuale janë se dinamika kryesore është rritja e aftësive të Kinës që ua kalon të tjerëve në rajon, ndaj për këtë arsye duhet të përmbahet. Në fushën ekonomike, Kina do të ruajë qartësisht PBB-në më të madhe agregate në rajon, pavarësisht rënies së të ardhurave për frymë. Por edhe në pjesë të Azisë potenciali është shumë i fortë:India është afër tejkalimit të normën kineze të rritjes, dhe do të arrijë Kinën për numrin e popullsisë dekadën e ardhshme.
Në fakt, demografia e Azisë është një tjetër arsye për të parë përtej rivalitetit SHBA-Kinë. Kina po përballet me sfidën demografike të një shoqërie në mplakje, ndërsa India, me popullsinë e saj relativisht të re, ka disa dekada që ka një rritje të ndjeshme demografike. Dhe popullata në pjesën dërrmuese të Azisë Juglindore është në rritje.
As një fokus i thjeshtë mbi raportet SHBA-Kinë, nuk pasqyron rrjetet komplekse të marrëdhënieve politike që zhvillohen në të gjithë rajonin. Një pasojë e këtyre rrjeteve, është se modeli i SHBA-së ‘arrogancë dhe dhe vrazhdësi’ mund të ndryshojë, dhe mund ngjajë në të ardhmen si një “rrjetë merimange”.
Veçanërisht Japonia dhe India, po ndërtojnë dhe marrin pjesë në më shumë grupime rajonale dhe jozyrtare. Dhe dobësia relative e Kinës në zhvillimin e partneriteteve rajonale, duhet të zvogëlojë disi shqetësimet strategjike në Uashington.
Katër tendencat
Duke hedhur vështrimin nga e ardhmja, katër tendenca kryesore do të karakterizojnë shpërndarjen e pushtetit në zonën e Azi-Paqësorit:ritmi i ndryshimit do të rritet së bashku me paqëndrueshmërinë e tij, pushteti do të bëhet më i larmishëm dhe i shpërndarë, rajoni është duke u bërë më kompleks dhe i paparashikueshëm, dhe në të njëjtën kohë ndërvarësia është në rritje, duke shtuar edhe nevojën për të përmirësuar qeverisjen rajonale.
Në një mjedis të tillë, nuk do të ketë një ose dy fuqi dominuese në Azi-Paqësor, por shumë aktorë me ndikim, përkatësisht bashkëpunimit për çështje të ndryshme me interes të ndërsjelltë. Këto tendenca do të thonë se, në mënyrë që të kenë sukses, qeveritë do të duhet të jenë më fleksibile dhe të adaptueshme.
Ato që do të ketë sukses, ka të ngjarë të jenë shtetet që do të diversifikojnë mënyrën e politikëbërjes së tyre- balancimin e investimeve me kapacitetet ushtarake, me investime në burime të tjera të ndikimit dhe të hapjes, si dhe hapjen e qeverisë ndaj partneriteteve të reja me sektorin privat dhe shoqërinë civile.
Si SHBA-ja ashtu edhe Kina duhet të punojnë, për t’iu përgjigjur kësaj të ardhme më të ndërlikuar dhe më pak polare.
Në vend se obsesioniohen në lidhje me synimet strategjike të njëra-tjetrës, Uashingtoni dhe Pekini duhet të marrin rolin udhëheqës në hartimin e qasjeve fleksibile dhe gjithëpërfshirëse. Kjo do të jetë e dobishme jo vetëm për Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, por edhe për lojtarët e tjerë të rajonit, që e gjejnë veten të ndikuar nga tensioni strategjik Sino-Amerikan, por nganjëherë me aftësi të kufizuara për të ndikuar mbi axhendën e zhvillimeve.
Përkthimi: Bota.al