MagazineSpeciale

Çfarë kemi mësuar nga leximi i ëndrrave që shohin njerëzit

Njerëzit kanë mbledhur për vite më rradhë të dhënat mbi ëndrrat e tyre. Por çfarë thonë arkivat e vizioneve tona të natës mbi mendjen e njeriut? Dhe a mund të ndihmojë teknologjia moderne në zbërthimin e tyre?

Nga Kris Baranjuk

Ditën tjetër qe më pranë kulmi i Luftës së Dytë Botërore më pranë. Lars (emri i tij jo i vërtetë), një burrë 36-vjeçar nga fisi vendas amerikan Hopi, ishte duke u përgatitur për të shkuar në shtrat. Njerëzit në komunitetin e tij qenë shumë larg nga shkatërrimet që po ndodhnin në Evropë, por ata kishin dëgjuar cdo natë në radio lajme mbi luftën. Kur Lars ra atë natë në gjumë, ëndrra e tij do t’i jetësonte ato raporte.

Ai u shtri në shtratin e tij duke ëndërruar një qytet evropian – një qytet që, edhe pse nuk kishte qenë kurrë më parë, për të ngjante si Parisi. Ndërsa po shëtiste përreth, pa se vendi ishte bombarduar rëndë. Ishte një vizion i Parisit, por ëndrra vazhdoi, dhe ai e kuptoi se dukej të ishte vendosur në një luginë pranë vendit ku jetonte. Ëndrra përfundoi, Lars u zgjua, dhe pak kohë më vonë lufta mbaroi.

Lars ka vdekur prej kohësh, por ne dimë atë që ai ëndërroi atë natë. Në fakt, ne mund të shqyrtojmë qindra ëndrra nga e gjithë bota – falë një arkivi që regjistroi shumë vizione të përjetuara nga anëtarët e fisit Hopi por dhe fiseve të tjera. Sot janë duke u krijuar koleksione të reja ëndrrash – në fakt ekzistojnë disa aplikacione për smartfonë që e bëjnë këtë. Por çfarë mund të na tregojnë arkiva të tilla në lidhje me kuptimin e ëndrrave? Dhe kush vendosi të fillojë mbledhjen e tyre për herë të parë?

Interesi ynë mbi ëndrrat është ndoshta aq i vjetër, sa edhe aftësia jonë për të formuar fjalë. Por përpjekja e parë e madhe për të koleksionuar të dhënat e gjërave të tilla, dhe i bërë ato lehtësisht të arritshme, ndodhi gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Arkivi i madh dhe gjerësisht i harruar sot, qe një ide e psikologut amerikan Bert Kapllan, dhe trashëgimia e tij është dokumentuar së fundmi në një libër me titull “Baza e të dhënave të ëndrrave:Tentativa për të kataloguar njerëzimin” nga studiuesja e Universitetit të Harvardit, Rebeka Lemov.

Për vite të tëra, antropologët kontribuan në këtë projekt, duke intervistuar njerëz nga kultura të ndryshme fisnore në mbarë botën. Të dhënat nga këto intervista do të ruheshin në arkiva, të depozituara në zona të ndryshme, në formën e mikrokartave. Këto ishin karta, në të cilat ishte shtypur një tekst në  miniaturëi – në disa raste me më shumë se 100 faqe të kondesuara në një kartë të vetme.

Lexues zmadhues i bënte kartat të lexueshme, por kjo teknologji u zëvendësua shpejt. Sot, ne mbështetemi tek aftësitë e mëdha të ruajtjes të të dhënave në formatin dixhital. Të dhënat nuk kanë më nevojë të kompresohen – por vetëm të ngarkohen. Për 8 vjet, Lemov udhëtoi nga biblioteka në bibliotekë, duke konsultuar shumë nga baza e të dhënave të ëndrrave. Ndonjëherë të dhënat qenë të paprekura për dekada të tëra, dhe në një rast, bibliotekarët i kishin hedhur ato në koshin e plehrave. Por kur Lemov pati qasje tek të dhënat që po kërkonte, ajo zbuloi ëndrra nga të gjitha llojet e njerëzve.

Retë e zeza

Një tregim përshkruan halucinaçionet e një gruaje libaneze, që vuante nga tifoja, e cila kishte imagjinuar një kumbull të bukur që babai ia mori në këmbim lirë turke prej ari. Ajo më pas iu mor pa leje për të paguar një mjek. “Kur u zgjova dhe s’munda të gjeja lirën time, fillova të bërtas”- i tha gruaja studiuesit që e intervistoi atë.

Ka pasur edhe banorët të ishujve të Paqësorit Jugor, të cilët kanë patur ëndërrat e tyre – një burrë që kishte “luajtur mendsh” pas ardhjes së marinës amerikane në rajon, dhe një amerikane vendase që ëndërroi sikur “fluturonte nëpër re të zeza”, ku ajo u përball me një të afërm.

Sikurse të gjithë e dimë, disa herë shohim ëndrra që duket se kanë “kuptim” për ne – ne kemi një ide të drejtë pse kemi ëndërruar një gjë të caktuar. (Ky artikull u botua fillimisht ne shqip ne www.bota.al)

Por shumë shpesh ato përmbajnë detaje të mistershme – ose janë krejtësisht të çuditshme. “Ëndrrat nuk udhëtojnë në mënyrë të përsosur, ato janë iluzive” thotë Lemov “dhe unë nuk mendoj se teknologjia mund të ndihmojë shumë në këtë aspekt” .E megjithatë, ka disa që mendojnë se teknologjia mund të ndihmojë për të sqaruar kuptimin e ëndrrave.

Aplikacione si si “Dreamboard” dhe “Shadow” u ofrojnë përdoruesve mundësinë për të regjistruar përshkrimet e ëndrrave të tyre. Nga ana tjetër, krijuesit e aplikacioneve, përpiqen të kërkojnë për modele dhe sinjale, në mënyrë që të përftojnë kuptuarit tonë të përgjithshëm të asaj që janë ëndrrat, dhe se çfarë ne mund të mësojmë ne prej tyre. Megjithatë, Hanter Li Soik, themelues i ”Shadow”, vë në dukje se kjo nuk është e lehtë. “Shadow”, që nuk është ende në dispozicion të publikut, ka rreth 10,000 anëtarë beta.

Disa modele tashmë janë vëzhguar në ëndrrat e tyre, por Soik është i prirur të theksojë se ato s’ mund të jenë vendimtare për ato gjetje. “Në çdo mostër shumë të vogël kemi parë një rritje të ëndrrave seksuale dhe të dhunshme rreth kohës së hënave së plota, dhe se kjo është në përputhje me kalimin e çdo hëne të plotë, që kur kemi vënë në funksion aplikacionin”- thotë ai.

“Kjo është ajo që kemi parë tek baza jonë e vogël e të dhënave, prandaj në asnjë mënyrë nuk pretedoj të them që kjo është ajo po ndodh në të vërtetë”. Por ndoshta çdo ndërlidhje në këtë pikë është interesante – dhe cilido mund të kuptojë pse disa do të jenë mjaftueshëm kuriozë për t’i shkuar më tej. Aplikacioni i Soik, kërkon nga përdoruesit një fjalë kyçe të ëndrrave të tyre, në mënyrë që modelet në të gjithë vendet, dhe madje edhe në botë, të mund të identifikohen.

“Sa njerëz ëndërruan Godzilla-n natën e kaluar në Japoni? “Shadow” mund të jetë në gjendje të t’iu japë një ide të përafërt, sugjeron ai. “Shumë njerëz shohin ëndrra të frikshme, dhe ato janë ëndrrat që ata mbajnë mend”- shton ai. “Nga ana tjetër, disa njerëz kanë ëndrra shumë të qarta, sikur janë duke fluturuardhe kryer të gjitha llojet e gjëra interesante. “Gratë kanë më shumë personazhe në ëndrrat e tyre, dhe lloj të një jete më të gjallë në ëndërr – dhe kjo është shumë interesante”.

Deshifrimi i ëndrrave

Soik dhe ekipi i tij po përpiqen t’i japin përgjigje pyetjes:a mund të bëhemi ne më të aftë në deshifrimin e ëndrrave? Kjo është një ide e shtruar nga neuropsikologu Patrik Meknamara nga  Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Bostoniti, i cili është këshilltar i “Dreamboard”. Ai është i interesuar në të mirat e gjetjes së modeleve mbi ëndrrat – si çfarë figura dhe objekte mund të kenë lidhje të veçanta – dhe duke përdorur ato për të ndërtuar një “kod të ëndrrave”.

“Në qoftë se ne mundemi të ndërtojmë një pjesë të mirë të elementeve të kodit të ëndrrave, mund të japim një përgjigje pyetjes nëse ëndrrat kanë apo jo një domethënie”- thotë ai. Krijimi i një baze gjithnjë e më të madhe të dhëna, që mbledh informacione në lidhje me ëndrrat është premtues, shton ai. Në fakt, është shenjë e mirë se një përparim të tillë – ose të paktën fillimet e tij – mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Por ndërkohë Meknamara dëshiron të jetë i qartë se asnjë kod i tillë nuk ekziston sot – dhe se ai ka qenë i zëshëm në kundërshtimin e atyre që pretendojnë se janë në gjendje të interpretojnë ëndrrat. “Unë nuk po them se ëndrrat nuk kanë asnjë domethënie, porse ne nuk e dimë ende atë. Pra që shkenca nuk mbështet asnjë metodë të veçantë të intepretimit të ëndrrave“.

Aktualisht, një pjesë e problemit me analizimin e ëndrrave, qëndron në faktin se studiuesit duhet të mbështeten në përshkrimet e dhëna nga subjektet – të cilat mund të mos jenë gjithmonë të sakta ose të plota. Në realitet, nuk është e vështirë të kuptohet se disa njerëz mund të ndihen më pak të aftë për të folur sinqerisht për ëndrrat e tyre më intime apo shqetësuese.

Ndoshta ne s’kemi gjithmonë nevojë të presim, që ëndërrimtarët të bëjnë të ditura haluçinacionet e tyre. Një ekip studiuesish japonezë nga Universiteti i Tokios, përshkroi së kohët e fundit se si një makinë e mësimit të algoritmit, mund të trajnohet për të lidhur disa nga modelet e aktivitetit të trurit me imazhe të veçanta.

Sistemi, i detajuara në revistën “Science”, mund të “gjejë” në mënyrë të saktë se çfarë janë duke ëndërruar njerëzit, vetëm duke monitoruar trurin e tyre gjatë natës. E megjithatë, ëndrrat, duke qenë aktiviteti më misterioz i trurit, mbeten disa prej fenomeneve më të çuditshme dhe më pak të shpjeguara që ndodhin rreth nesh. 

Dhe ende miliarda njerëz shohin ëndrra çdo natë. Ideja se mund të deshifrohen, nuk mund të mos jetë asnjëherë joemocionuese – ndoshta për shkak se ëndrrat janë menduar shpesh si dritare e ndjenjave dhe dëshirave tona më të thella. Të paktën për Soik, rritja e gatishmërisë së njerëzve për të ndarë të dhënat intime mbi veten, ësntë në përgjithësi një ogur i mirë shkëncën në fushën e ëndërrave.

“Ne shpresojmë që mund të krijojë besimin e mjaftueshëm tek përdoruesit, në mënyrë që këta të fundit të jenë dakord për të zbuluar gjithnjë e më shumë detaje nga ëndrrat e tyre”- komenton ai. “Çdo gjë që e mbajmë fshehur, është diçka që ia mbajmë vetvetes. Sa më shumë transparentë të jemi, aq më shumë mund t’i nxjerrim ëndrrat tona në dritë të diellit, dhe të themi se kjo është për shkak të kësaj; dhe ajo është për shkak të asaj”.

Dhe, ndonëse nuk u shënua asnjë përparim si ato të sotmit gjatë jetës së Bert Kapllanit, Lemov vë në dukje se shumë kontribues në bazën origjinale të ëndrrave, e panë gjithmonë atë si diçka, që brezat e ardhshëm mund të jetë në gjendje ta kuptojnë më mirë. “Disa nga njerëzit që qenë prapa këtij projekti në vitet ’50 e panë atë jo aq sa një mesazh  por si një medium”- shpjegon ajo. “Materiali që mund të jetë grumbulluar në aq shumë modele, mund të zbulohet në këtë format”. Ndoshta, një ditë. Deri atëherë, ne vetëm mund të ëndërrojmë. / BBC – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button