Enciklopedike

Cfarë lidhje ka mes videolojërave dhe Alzheimerit?

Screen Shot 2015-05-25 at 18.35.19Kush luan vazhdimisht me lojëra elektronike rrit aftësitë e tij të përqëndrimit, por ndoshta e përdor trurin e tij edhe në një mënyrë që e bën më të prirur për të zhvilluar shqetësime neurologjikë si Alzheimeri. Këtë ka zbuluar një studim i publikuar në “Proceedings of the Royal Society B” që ka vënë përballë një grup lojtarësh të dhënë pas lojërave elektronike me një grup që nuk luan me to.

Studimi, i zhvilluar nga studiuesit e Douglas Mental Health University Institute në Kanada është pasqyruar gjerësisht në media, dhe ka patur një jehonë të gjerë për shkak të lidhjes që bën mes një mënyre të kalimit të kohës në dukje të padëmshme, dhe një sëmundje të rëndë si Alzheimeri.

Leave a Reply

Back to top button