Dronët janë mjete fluturuese të telekomanduara, me helika të ndryshme, që mund të përdoren për të filmuar, mbikëqyrur dhe në të ardhmen ndoshta do të përdoren edhe për dorëzimin e mallrave; ata ushtarakë u ngjajnë avionëve të vegjël pa pilot. Disa mund të ngrihen, të fluturojnë dhe të ulen të vetëm, si dhe të kryejnë detyra mbikëqyrjeje në territore armiku, apo edhe të lëshojnë raketa për të goditur objektiva specifike në vende të rrezikshme, ku nuk duhet të rrezikohen pilotët njerëzorë. Aktualisht një prej më të sofistikuarve është Taranis, një dron britanik me një shpejtësi maksimale prej 1127 km/h dhe një hapje krahësh prej 9.7 metrash, pothuaj i padukshëm nga radarët. /bota.al
Less than a minute