Enciklopedike

Çfarë mund të presim nga një tërmet 10-ballësh?

Tërmetit i vitit 2011 në brigjet e Japonisë krijoi një dallgë gjigande 40 metra të lartë, dhe zhvendosi të gjithë ishullin Honshu më në lindje me 2.4 metra. Më shumë se 127 mijë ndërtesa u shembën dhe pothuaj 16 mijë njerëz gjetën vdekjen. Ky tërmet me madhësi 9.1 ballë lëshoi vetëm 3% të energjisë, që do të lëshonte një tërmet teorik me madhësi 10 ballë.

Por ka një limit të sasisë së energjisë që mund të depozitohet në shkëmbinj. Tërmetet shumë të mëdhenj lëshojnë më shumë enegji, por ajo është e shpërndarë në një distancë më të gjatë të vijës ndarëse të pllakave. Dyshohet që në tokë të ketë vija ndarëse të mëdha sa për një tërmet dhjetë ballësh, por nëse një i tillë do të ndodhte, toka do të lëkundej po aq fort sa në një tërmet nëntë ballë, por më gjatë, ndoshta deri 30 minuta. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button