Bota

Çfarë mund t’i ndalë reformat në Arabinë Saudite? Përgjigja e Princit i shastisi të gjithë

Princi i Kurorës saudite, Muhamed bin Selman, dha një intervistë për rrjetin CBS gjatë një vizite në SHBA.

32-vjeçari që mëton të bëhet lider në Lindjen e Mesme duke patur në krah administratën amerikane, shpjegoi atë që e konsideron një vizion të ri për Arabinë Saudite.

Vitin e kaluar ai i dha fund ndalimit të ngarjes së makinave nga gratë, rihapi kinematë dhe lejoi familjet dhe gratë të merrnin pjesë në stadiumet ku mbahen gara sportive.

Ai gjithashtu mbrojti arrestimet në Hotel Ritz-Carlton të princave, ministrave dhe biznesmenëve të nivelit të lartë që u bënë midis nëntorit dhe shkurtit në një fushatë kundër korrupsionit.

“Ajo që bëmë në Arabinë Saudite ishte shumë e nevojshme. Të gjitha veprimet e ndërmarra ishin në përputhje me ligjet ekzistuese”.

Tashmë reformat po shtrihen në arsim.

“Shkollat ​​saudite janë pushtuar nga shumë elementë të organizatës së Vëllazërisë Muslimane, sigurisht në masë të madhe. Edhe tani, ka disa elementë të mbetur. Do të jetë një kohë e shkurtër derisa të gjithë të zhduken plotësisht. Asnjë vend në botë nuk do të pranonte që sistemi arsimor i tij të pushtohej nga ndonjë grup radikal” – tha ai.

I pyetur nëse ndonjë gjë mund t’i ndalë këto ndryshime, Princi i Kurorës Saudite u përgjigj: “Vetëm vdekja ime”. / Dita

Leave a Reply

Back to top button