Keshilla

“Çfarë ndodh kur njerëzit e hapin zemrën e tyre? Bëhen më të mirë”

Thënie nga Haruki Murakami

“Ndërsa ecim përgjatë jetës, ne zbulojmë gradualisht se kush jemi dhe sa më shumë që zbulojmë, aq më shumë e humbasim veten”.

“Nuk ka rëndësi se sa gjatë udhëton. Nuk ke për të ikur kurrë larg vetvetes”.

“Kujtimet janë ato që të ngrohin përbrenda, por edhe ato që të lëndojnë po aq shumë”.

“Ndërkohë që koha kalon, do të kuprosh se ajo që zgjat, zgjat dhe ajo që nuk zgjat, nuk zgjat. Koha zgjidh shumë gjëra. Dhe ato që koha nuk mund t’i zgjidhë, duhet t’i zgjidhësh vetë”.

“Ajo që kam zbuluar, është se edhe heshtja mund të dëgjohet”.

“Nuk e kisha menduar asnjëherë se mund ta lëndoja dikë aq shumë, saqë të mos e merrte kurrë veten; se dikush mund ta lëndojë dikë tjetër përtej riparimit, thjesht duke jetuar”.

“Dhimbja është e pashmangshme. Vuajtja është opsionale”.

“Nëse do ta duash dikë me gjithë zemër, atëherë mund ta njohësh shpëtimin e jetës tënde. Edhe nëse nuk do të jesh bashkë me atë person përgjithmonë”.

“Një person mëson si ta dojë veten, nëpërmjet akteve të dashurisë dhe të qenurit i dashuruar nga dikush tjetër”.

“Çfarë ndodh kur njerëzit e hapin zemrën e tyre? Bëhen më të mirë”. / bota.al

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close