Covid19

Çfarë ndodhi gjatë orëve të fundit në Itali, e hëna sjell lehtësime të tjera

Gjatë 24 orëve të fundit, Italia ka raportuar 50 vdekje të reja të koronavirusit, megjithatë autoritetet e mbrojtjes civile thanë se shifrat e fundit nuk përfshijnë vdekjet në rajonin e Lombardisë të goditur më keq për shkak të raportimeve të vona.

Rastet e reja u rritën me 531, nga 669 të shtunën. Në total, që nga shpërthimi i pandemisë Italia ka pasur 32, 785 vdekje dhe 140.479 njerëz janë shëruar.

Palestrat dhe pishinat do të rihapen në të gjitha rajonet përveç Lombardisë të hënën, si pjesë e lehtësimit të kufizuar të kufizimeve të Italisë./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button