Histori

Çfarë ndodhi me thesarin e plackitur nga nazistët?

Screen Shot 2015-03-05 at 12.21.07

Oficerët nuk mund t’u besonin syve. Përpara tyre, në një apartament të varfër të Mynihut, ndodheshin më shumë sesa 1500 vepra arti. Nuk ishin ekspertë, por instinkti u tha se ky nuk është zbulim i zakonshëm. Dhe ata kanë patur të drejtë. Koleksioni përmban kryevepra nga Pablo Pikaso, Henri Matisse, Edvard Munch, dhe shumë të tjerë.- të gjitha mendoheshin të humbura qysh nga Lufta e Dytë Botërore. Pronari më i vjetër i Apartamentit është djali i Hildebrand Gurlitt, një tregtar i shquar arti gjerman, të cilit nazistët i kishin besuar vepra arti të grabitura nga galeritë çifute, familjet dhe individët, nga viti 1930 e këtej.

Ndërsa zbulimi ishte një fitore për të gjithë njerëzit të cilëve u ishin grabitur gjërat me vlerë nën regjimin e Hitlerit, pikturat përfaqësojnë vetëm një fraksion të thesareve të grabitura nga nazistët, të cilat besojnë historianët janë të shpërndara rreth e rrotull botës, fshihen në papafingo, kasaforta, depozita dhe shtëpi private.

Për një ushtarak gjerman që kish nevojë për të financuar një luftë të kushtueshme, floriri ishte komoditeti më i çmuar. Të paktën 550 milion dollarë në rezerva floriri ishin vjedhur nga qeveritë e huaja, ndërsa trupat naziste avancuan përmes Europës. Një tjetër burim fondesh ishin kampet e përqëndrimit; unaza martese, arturina dhe madje edhe dhëmbë floriri ishin mbledhur nga të burgosurit hebrenj dhe më pas u shkrinë në shufra ari. (Për të mos përmendur pronën, veprat e artit, aksionet e marra përpara se viktimat hynin në kampe).

Një sasi e madhe e papërcaktuar floriri u zhduk në rrjetin e komplikuar të sistemit bankar të botës. Sipas Komisionit Bergier, i ngarkuar me hetimin e destinacionit të shufrave të arit nazist, Banka Kombëtare Zvicerane priti 440 milionë $ në flori gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga e cila 316 milionë $ janë vlerësuar të jenë marrë ilegalisht. Një dokument i 1950-ës, i siguruar nga Banka e Anglisë tregonte se ndihmoi në shtijen e arit të vjedhur nga nazistët gjatë pushtimit të Çekosllovakisë në vitin 1939.

Yaron Svoray është i sigurt se ku ka përfunduar një copë e madhe e arit të nazistëve. Në vitin 2013, ish-parashutisti i Forcave Izraelite të Mbrojtjes punësoi një kompani për të skanuar Liqenin Stolpsee afër Berlinit, duke përdorur pajisje zanore dhe radar. Për 70 vitet e kaluara, ka pasur zëra se të paktën 1.7 miliardë $ në formën e arit nazist ndodhen në fundin e errët të liqenit. Dëshmitarë okularë nga viti 1945 raportojnë të kenë parë 30 të burgosur të kampit të përqëndrimit, të shkarkonin arka të rënda nga kamionët, duke i transportuar ato në mes të ujit e duke i hedhur nga bordi i anijes – përpara se të ktheheshin mbrapsht në breg dhe aty të goditeshin./W.o.K.

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button