Analiza

Çfarë nxit krizën e emigracionit në Evropë?

Screen Shot 2015-05-02 at 10.59.28

Nga Tom Wilson

Ka patur një numër në rritje të tregimeve të tmerrshme, rreth mbytjes së emigrantëve në detin Mesdhe, në përpjekje për të arritur në vijën bregdetare të Evropës Jugore. Kritikët liberalë, janë turrur mbi këto tituj të kronikës së zezë, duke këmbëngulur se tragjedia po shkaktohet nga vendet evropiane, të cilat ndjekin një politikë që i kushton më pak rëndësi operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Por arsyeja e vërtetë, përse po mbyten më shumë njerëz, është se po më tepër njerëz janë duke u përpjekur të ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm, ndërsa vendet evropiane nuk po marrin asnjë masë reale për t’i penguar ata. Shumica e atyre, që përpiqen të hyjnë ilegalisht në Evropë, vijnë nga e gjithë Afrika, të tjerë nga Lindja e Mesme.

Anijet pirate nga Libia po përpiqen të arrijnë Evropën kontinentale, ku me të drejtë parashikojnë se do të jenë në gjendje të përfitojnë nga ligjet e lirisë së lëvizjes brenda Bashkimit Evropian, duke udhëtojnë lirshëm në të gjithë kontinentin. Pasi mbërrijnë në Evropë, emigrantët mund të zgjedhin një vend, që ka një politikë liberale të mjaftueshme të azilit dhe emigracionit, për t’i strehuar dhe u siguruar atyre ndihmën e mirëqenies sociale, derisa të mund të gjejnë ndonjë punë. Suedia dhe Gjermania, janë dy destinacionet veçanërisht popullore në këtë drejtim.

Me një perspektivë ekonomike ende të mjerë në shumë vende të Evropës, dhe duke patur parasysh tensionet sociale në shumë prej qyteteve të Evropës, si pasojë e dështimit të politikave të multikulturalizmit, ka tashmë një kundërshtim të konsiderueshëm ndaj  emigrantëve të rinj. Natyrisht, e majta e ka qortuar publikun për këtë qëndrim gjoja të ashpër, duke i paraqitur të gjithë ata që përpiqen të hyjnë në Evropë në mënyrë të paligjshme, si viktima dhe refugjatë legjitimë.

Në fakt, ekziston një refuzim nga ana e grupimeve të djathta, për të pranuar se shumë nga këta njerëz janë të motivuar thjesht, nga një ndjenjë krejtësisht e kuptueshme e vetë-interesit ekonomik. Në këtë rast, nuk ka asnjë arsye të vërtetë, se përse ata që aktualisht kanë shkelur ligjin duke e ndërmarrë rrugën e detyruar, nuk kanë më të drejtë për të ardhur në Evropë, se kushdo tjetër në botë që mund të tërhiqet nga e njëjta perspektivë.

Megjithatë njerëzit në Evropë, kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje ndaj disa pyetjeve themelore në lidhje me atë se kush po vjen. Nga shumë histori të tmerrshme të njerëzve të mbytur, gjatë përpjekjeve për të kaluar Mesdheun, spikat tragjedia e pak ditëvë më parë. Javën e kaluar 12 emigrantë të krishterë u mbytën në det, jo për shkak të mbytjes së anijes së tyre, por pasi emigrantët myslimanë i hodhën shokët e tyre në det, për shkak se refuzuan që t’i luten

Allahut.

Kjo histori është e rëndësishme, jo vetëm për shkak se sfidon mënyrën, në të cilën liberalët evropianë duan që të shihen emigrantët, por edhe për shkak të probleme të rënda, që ajo ngre

në lidhje me llojin e njerëzve, që tentojnë të hyjnë në Evropë. Tek e fundit, nëse kjo është ajo që myslimanët në bordin e varkës, ishin të përgatitur t’ia punonin shokëve të tyre të krishterë, atëherë cili mund të jetë qëndrimi i këtyre njerëzve, ndaj shoqërive nominalisht të krishtera, kur ata të vijnë të jetojnë në Evropë?

Evropa ka tashmë një problem serioz, me ato grupime të komunitetit mysliman të emigrantëve, që kanë dështuar të integrohen. A janë evropianët të gatshëm të mirëpresin, akoma më shumë njerëz, me një armiqësi jotolerante ndaj kulturës pritëse? Po, disa nga këta njerëz vijnë nga pjesë shumë të trazuara e të paqëndrueshme të botës, por nuk ndihmon asnjë prej tyre, nëse thjesht sjellin konfliktet e tyre me vete.

Ata që lobojnë në emër të emigrantëve, duket se presin që qytetarët evropianë të përqafojnë një dhembshuri vetëvrasëse, dhe të ngrenë asnjë pyetje mbi devijimet që kjo valë emigrimi masiv mund të ketë për komunitetet e tyre. Në mënyrë të pashmangshme, kushdo që shpreh një ndjenjë drithërimi për valën në rritje të emigrantëve të paligjshëm, sulmohet nga e majta se është në favor të lënies së emigrantëve të mbyten në det.

Por edhe nëse grupet e të drejtave të njëriut e pranojnë apo jo, qeveritë evropiane kishin arsyet e tyre për të rishqyrtuar mënyrën me të cilën po kryheshin operacionet e kërkim-shpëtimit. Trafikantët e kishin kuptuar, se ata thjesht mund t’i braktisin njerëzit vetëm pak larg bregut, dhe rojet bregdetare italiane do të vinin dhe t’i merrnin. Në disa raste, trafikantët patën dërguar anije me çisternat e karburantit gjysmë bosh, vetëm që përmes radios të thërrisnin rojet bregdetare, që të vinin për shpëtimin e emigrantëve.

Gradualisht, autoritetet evropiane, po kryejnë de fakto gjysmën e trafikimit, për llogari të grupeve kriminale. Dhe ndërkaq, numri i njerëzve që rrezikojnë çdo gjë për të arritur në Evropë, është duke u rritur. Qëkur braktisja e emigrantëve në fatin e tyre, nuk është më e pranueshme për askënd, e vetmja mundësi tjetër është që qeveritë evropiane, t’i dëbojnë ata që thyejnë ligjin, në përpjekje për të arritur Evropën.

Kjo në fakt do të shpëtojë jetë, sepse tanimë njerëzit janë të gatshëm të rrezikojnë mbi ujërat e pabesa, për mundësinë e një jete të re në Evropë. Shumë më pak persona, do ta ndërmerrnin këtë udhëtim, nëse do ta dinin se ajo që i pret janë disa javë në një qendër paraburgimi, dhe një kthim i shpejtë në brigjet prej nga ku janë nisur.

Por në mungesë të kësaj, Evropa mundet edhe të braktisë të gjithë pretendimet, mbi kufizimet e emigracionit dhe kontrolleve kufitare, sepse do të zbatojë në fakt parimin e kufijve të hapur. Ndoshta atëherë, do të ndodhë ajo që grupet e të drejtave liberale dëshirojnë vërtet./“Commentary”/

a.g./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button