Kinema & TV

Çfarë përdorin aktorët, kur duhet të konsumojnë duhan, heroinë, mariuanë ose kokainë?

Jemi mashtruar!  Mesa duket Al Paçino në vite 80, ndërsa xhironte Scarface, nuk po thithte frytin e ndaluar. Të gjithë ata heronj dhe antiheronj që injektojnë heroinë, pinë mariuanë, rrufisin kokainë, pinë krak, në të vërtetë nuk e bëjnë tek filmat e xhiruara në Hollywood. Në epokën e artë nuk ishte problem pirja e duhanit gjatë xhirimit të filmit. Situata ndryshoi kur qaramanët ndaluan publikimin vizual të duhanit në fillim të viteve 90. Tani aktorët pijnë herbariume që nuk shkaktojnë dëme. Për shembull tek seriali si Mad Men dhe Boardwalk Empire, apo Jersey Boys, të detyruar të pinin dy në çdo tre skena, pinin një markë cigaresh bimore me petale trëndafili, vanilje, pluhur karafilash dhe akoma më shumë produkte natyrore. Elementë të tjera që nuk i gjen shpesh për të realizuar atë pluhur janë qumësht pluhur, bikarbonat sode, pudër bebesh, laksativë për bebe dhe një qoshe apo pozicion i kamerës që mund të rregullohen më vonë.

Skenat tipike, më të forta se çdo në film tjetër që tregojnë përdorimin dhe konsumimin e drogës e cila ka një ngjyrë tipikisht si të heroinës, janë ato të filmave si “Requiem for a dream” dhe “Breaking Bad.”  Për këto skena nuk është e nevojshme të fusësh ndonjë substancë brenda shiringës, shërben bosh dhe më vonë rregullohet në postproduksion. Në disa filma përdoret edhe senapi, ku pas disa efekteve speciale i japin një densitet më të madh të tymit. Në raste të tjera përdoret edhe një lloj mariuane e ligjshme e quajtur buds. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button