Bota

Çfarë po ndodh në Shtëpinë e Bardhë?

Presidenti amerikan Donald Trump po përpiqet t’i hedhë poshtë njoftimet se Shtëpia e Bardhë është përpirë nga kaosi.

“Mos i lejoni lajmet e rreme, që përhapin fjalë se administrata Trump është përfshirë në konflikte të brendshme”, shkruante Presidenti të martën në Twitter. “Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe jemi duke realizuar së bashku shumë gjëra!”

Trump i bëri këto komente pasi mediat kryesore amerikane njoftuan se ai ishte i zemëruar me ekipin e tij për mënyrën se si ata i kanë trajtuar polemikat rreth tij.

Ishin pikërisht kritikat e shumta të Trump kundër publikimit të ideve në shtypin amerikan dhe në rrjetet televizive, që kanë transmetuar histori të shumta, që përshkruajnë Shtëpinë e Bardhë të Trump nga brenda, shpesh bazuar në informacione anonime, ose dokumente të rrjedhura.

Leave a Reply

Back to top button