Bota

Çfarë po ndodh? Rusia, gati për stërvitjet më të mëdha ushtarake

Rusia përgatitet të zhvillojë stërvitjet më të mëdha ushtarake në gati 40 vjet duke filluar të martën në Siberinë lindore.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se pesë ditët e manovrave ushtarake do të përfshijnë 300,000 ushtarë, 36,000 automjete ushtarake, 1,000 avionë dhe 80 anije luftarake.

Ai tha se stërvitjet janë më të mëdhatë që nga viti 1981, kur Bashkimi Sovjetik ishte ende në Luftën e Ftohtë me Shtetet e Bashkuara.

Ushtria ruse thotë se stërvitjet masive, të njohura me kodin Vostok -2018, janë thjesht mbrojtëse.

“Manovrat nuk janë të drejtuara kundër vendeve të tjera dhe janë në përputhje me doktrinën tonë ushtarake, e cila është mbrojtëse në natyrën e saj”, tha Valeri Gerasimov, shefi i shtabit të përgjithshëm të Rusisë.

Stërvitjet zhvillohen në një kohë tensionesh mes Perëndimit dhe Rusisë, duke përfshirë akuzat për ndikimin rus në çështjet perëndimore dhe konfliktet në Ukrainë dhe Siri.

Marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë u përkeqësuan ndjeshëm pasi Rusia aneksoi Krimenë në 2014 dhe pas një rebelimi pro-rus në Ukrainën lindore.

Leave a Reply

Back to top button