Bota

Çfarë po ndodh me Turqinë?

stambolli

Turqia përballet me një sërë rreziqesh për sigurinë e saj, dhe të jesh se cili grup është prapa sulmit më të fundit, do të jetë një çështje urgjence. I ashtuquajturi Shteti Islamik është fajësuar për tre bomba në Turqi, gjatë vitit që kaloi, duke përfshirë edhe një sulm në Ankara që shkaktoi vdekjen e më shumë se 100 vetëve. Dhuna është rritur shumë edhe mes shërbimeve të sigurisë së Turqisë dhe militantëve kurdë të PKK, teksa një organizatë e lidhur me PKK, TAK, goditi me një mortajë aeroportin e Stambollit muajin që kaloi. Një vit më parë, një kamikaze femër sulmoi një rajon policie në zonë, në emër të një grupi vendas të ekstremit të majtë.

Kush mund të jetë prapa sulmit më të fundit?

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka fajësuar “një kamikaz me origjinë siriane”. Konflikti në Siri nuk ka parë vetëm rritje të ISIS, por edhe ka forcuar organizatën e lidhur me PKK në Siri, e njohur si YPG. Nuk pati një marrje të menjëhershme të përgjegjësisë, por korrespondentët thonë se Shteti Islamik ishte po kaq i heshtur pas sulmeve të vitit që kaloi, dhe për ta u fajësuan grupet xhihadiste.

Si po reagon qeveria turke?

Viti që kaloi, Turqia ra dakord të marrë një rol më aktiv në fushatën e udhëhequr nga SHBA kundër Shtetit Islamik, duke kryer sulme nga ajri në Siri. Ajo lejoi gjithashtu avionët ushtarakë amerikanë që të sulmojnë objektivat e ISIS nga baza e vet në Incirlik, si dhe bëri përpjekje për të forcuar sigurinë përgjatë kufirit të saj 900 kilometërsh me Sirinë. Ndërkohë, forcat turke kanë vënë në shënjestër edhe militantët kurdë në Irakun verior. Dhe ka patur një rritje të madhe të dhunës edhe në zonën juglindore të Turqisë, të banuar kryesisht nga kurdë, ku thuhet se ushtria turke ka vrarë më shumë se 600 militantë të PKK muajin që kaloi, sipas Agjencisë Anadolou./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button