Ekspertë të njohur vlerësojnë arsyet dhe ndikimin e aksionit më të fundit të shefit të Kremlinit në Siri. Opinionet e Eduard Lukas i “The Economist”, Ben Xhudah, bashkëpunëtor i “Politico Europe”, Masha Gesen, gazetare ruso-amerikane dhe autore e librit “Njeriu pa Fytyrë: Ngritja e pamundur e Vladimir Putinit”, Endrju Vajs, z.drejtues në Fondacionin Carnegie për Paqen Ndërkombëtare, Mark Galeoti, profesor i çështjeve globale në Universitetin e Nju Jorkut dhe Stiven Pifer, drejtor i Iniciativës për Kontrollin dhe Mospërhapjen e Armëve në “Brookings Institute”
“Politico.Eu”
Armët që Rusia po dërgon në Siri, nuk janë një përpjekje për të zgjidhur konfliktin, por për të mbrojtur regjimin e Asadit. Për më tepër, ISIS-i nuk ka avionë luftarakë, ndaj dhe raketat e mbrojtjes ajrore ruse në Siri janë dërguar për një qëllim tjetër. Objektivi i parë i këtij operacioni, është opinioni publik rus. Telenovela në Ukrainë ka përfunduar. Separatistët heroikë, armiqtë e tyre të ligj fashistë, dhe cinikët perëndimorë kanë hequr dorë nga përzierja me atë konflikt…
[real3dflipbook id=”565″]