Kinemaja, por edhe për pak kohë. 4k ose Ultra HD, standarti i ri i adoptuar nga prodhuesit e TV ofron ekrane me një rezolucion prej rreth 4.000 pixel horizontal (3.840×2.160pixel), pak a shumë e njëjta me projektorët kinematografikë (4.096×2.160 pixel), 4 herë superiore nga rezolucioni i ekraneve në high definition. Sipas kritikëve, megjithatë efekti real i 4k humbet duke u ulur shumë larg nga televizori. Në fakt, nëse për të parë mirë një ekran HD është nevoja të vendosesh në një distancë 3 herë sa lartësia e ekranit, për të shijuar plotësisht pixel-at e një televizori 4k do të duheshin të qëndronim ulur në një distancë të barabartë me 1.5 herë lartësinë e ekranit. Që në këtë mënyrë do të mbushte plotësisht fushën tonë të pamjes, siç ndodh në kinema. Sa më i madh të jetë televizori, aq më e mirë do të jetë eksperienca (ekzistojnë edhe prej 100 inçësh). Vizioni do të jetë akoma më i mirë me filmin, serialët televizivë dhe ngjarjet sportive të xhiruara me videokamera për këtë rast. Vlerësohet që brenda 4 ose 5 vitesh të gjitha seritë më të famshme dhe transmetimet televizive amerikane do të xhirohen plotësisht në 4k.
1 minute read