Neuroshkencëtarë zviceranë krijuan në laborator ndjesinë e një “pranie që nuk shihet” duke manipuluar mendjet e vullnetarëve. Eksperienca e frikshme është raportuar më parë t’u ketë ndodhur alpinistëve në lartësi ku oksigjeni sa vjen e rrallohet.
Si e bënë? Vullnetarëve me sytë e lidhur iu kërkua që të bëjnë lëvizje me dorën e tyre përpara trupave të veta. Më tej, këto lëvizje kopjoheshin nga krahu i një roboti prapa tyre, që ndodhej aq pranë sa për t’i prekur. Kur ndodhte një vonesë e vogël në lëvizjet e robotit, pjesëmarrësit nisën të ndiejnë një “prani si fantazmë” në dhomë.
Zbulimet mund të ndihmojnë studiuesit për të kuptuar më tej simptomat e atyrë që vuajnë prej skizofrenisë, të cilët shpesh herë raportojnë se ndjejnë praninë e qenieve aliene.
1 minute read