Analiza

Çfarë do të ndryshonte një marrëveshje me Iranin?

Thierry Coville

Studjues në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë

nuclear iranKu janë negociatat midis grupit të 5+1 dhe Iranit? Cilat janë pikat kryesore frenuese? Çfarë skenarësh synohen?

Negociatat midis grupit të 5+1 (SHBA, Angli, Francë, Kinë, Rusi, Gjermani) dhe Iranit kanë filluar në nëntor 2013. Faza e parë e negociatave përfundoi në korrikun e fundit pa u arritur asnjë marrëveshje finale. Negociatorët kishin rënë dakord megjithatë që të zgjasnin përpjekjet e tyre gjatë një faze të dytë negociatash, që duhej të përfundonte më 24 nëntor 2014. Ne jemi tani në “fazën finale” të negociatave, qëllimi i të cilave ishte që të arrihej në një marrëveshje mbi konturet definitive të programit bërthamor iranian dhe të rregullohej kështu mosmarrëveshja midis Iranit dhe komuniteti ndërkombëtar: kjo është pra një sfidë e madhe. Sot ekzistojnë pengesa të ndryshme teknike  – si aksesi në sitet bërthamore, garancitë që Irani mund të japë mbi transparencën e programit të tij nuklear në të ardhëmen, etj. – por që janë të kapërcyeshme. Mundet megjithatë të identifikohen dy pengesa madhore:
E para lidhet me numrin e centrigave që Irani do të mund të disponojë në të ardhmen, sepse pozicionet e palëve janë shumë të larguara. Nga ana iraniane, Ali Khamenei (Udhëheqësi i lartë) kishte përmendur shifrën e 190.000 centrifugave, ndërsa zyrtarët francezë dhe amerikanë anonin më tepër në favor të 1000 deri 2000 centrifuga. Megjithatë është përshtypja që koncesione janë realizuar nga të dyja anët këto javët e fundit dhe se një marrëveshje mund të jetë e mundshme me numrin e centrifugave të kërkuara. Do të fillohej me një skemë ku numri i centrifugave të Iranit do të ishte i kufizuar gjatë një periudhe që shkon nga 3 deri 5 vjet, që mund të rritej në mënyrë progresive në se një numr garancish do të jepeshin nga Irani.
Pika e dytë e pengesës është ngritur nga amerikanët. Në fakt, disa zyrtarë amerikanë luftojnë për krijimin e një periudhe sigurie gjatë së cilës e regjimi iranian t’i nënshtrohej kontrolleve me qëllim që të garantonte besimin e tij  me zbatimin e termave të marrëveshjes.
Në rast respektimi të këtyre angazhimeve, sanksionet amerikane mundej ahere të hiqeshin nga Kongresi. Ky kusht duket si i papranueshëm nga iranianët sepse ai do t’i nënshtronte ata, sipas tyre, ndaj qeverisë amerikane. Krahas kësaj marrëveshja e ndërmjetme, miratuar në nëntor të vitit 2013, përcakton në mënyre të qartë që çdo marrëveshje definitive për çështjet bërthamore iraniane do të duhej të shoqërohej nga një heqje pa kushte të sanksioneve  (shumëpalëshe ose dypalëshe) që rëndojnë mbi Iranin. Shumë politikanë amerikanë  bëjnë në të njëjtën kohë presion mbi  Barack Obaman me qëllim që të arrihet marrëveshja “më pak e favorshme” për Iranin. Kjo periudhë sigurie e kërkuar nga Obama, do të paraqitej si një garanci për këta parlamentarë të zellshëm. Shihet fare mirë që kjo nuk është thjesht një vizion teknik por një vizion politik që duhet të udhëhiqemi në një marrëveshje. Politikisht qeveria amerikane do të duhet të pranojë faktin që regjimi iranian të ketë të drejtën të pasurojë uraniumin dhe të dispononte më tepër centrifuga se sa atë numër që dëshironin në fillim Shtetet e Bashkuara. Ndërsa nga ana e tyre autoritetet iraniane duhet të pranojnë që ata nuk mund të kenë aq centrifuga sa ata do të  dëshironin.
Tre skenare mundet ahere të synohen. Sipas skenarit më të keq, asnjë marrëveshje nuk do të arrihej midis negociatorëve. Ajo do të shpinte në mënyrë të pashmangshme në një rritje të tensioneve rajonale. Përveç kësaj, kjo rrezikon të jetë instrumentalizuar nga vende si Izraeli, e cila do të ishte një “provë supilementare” se nuk mund të negociohet me Iranin dhe që do të propozonte përsëri t’i përgjigjej ushtarakisht programit iranian. Sanksione  shtesë, në mënyrë të pashmangshme do të votoheshin nga kancelaritë perëndimore. Në anën iraniane, presidenti Rohani dhe tendencat e moderuara në gjirin e regjimit do të dilnin në mënyrë të pashmangshme të dobësuar: shpresa për të parë reforma politike apo një hapje të regjimit do të pakësohej.
Sipas një skenari të dytë, që unë e gjykoj pak të mundshëm, asnjë marrëveshje nuk është arritur, por negociatorët vendosin të zgjasin negociatat duke pranuar që ato kanë avancuar mirë (për imazhin e asaj që ishte vendosur në muajin korrik). Kjo hipotezë megjithatë duket pak e realizueshme sepse një numër i mirë zyrtarësh iranianë kanë deklaruar se çdo zgjatje e bisedimeve nuk do ishte e mundshme.
Më në fund mund të imagjinohet që një marrëveshje të gjindet midis palëve të ndryshme. Një marrëveshje e tillë do të lejonte atëhere të mbyllej përfundimisht çështja e programit nuklear iranian.

Ku qëndron sfida madhore e nënshkrimit të një marrëveshje për çështjen bërthamore, sidomos për Iranin?

Një marrëveshje e tillë përfaqëson një sfidë madhore për Iranin dhe të gjithë rajonin; kjo do t’i lejonte Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Iranit të avanconin në një numër të mirë dosjesh, si stabilizimi i Afganistanit, lufta kundra Daesh-it (shteti islamik në gjuhën arabe) ose më mirë akoma një dalje nga kriza e negociuar në Siri.
Pra mosmarrëveshja për bërthamoren pengon sot Perëndimorët dhe Iranin të kalojnë në gjëra të tjera dhe të nisin një “bashkëpunim”, midis tyre. Një marrëveshje e tillë do të forconte gjithashtu politikisht kampin e të moderuarve, gjë që do t’i ofronte presidentit Rohani një kapital politik për të nisur një reformë të ekonomisë iraniane – me qëllim që të ofrojë një rol më të madh në sektorin privat – si dhe të bëjë të avancojnë çështjet e lirive individuale dhe të drejtave të njeriut.

Si mund të shpjegohet imazhi i keq i Iranit në Francë?

Vërehet një ndryshim i politikës së jashtme franceze vis-à-vis Iranit qysh me presidencën e Nicolas Sarkozy. Kjo kthesë e fortë ideologjike nuk u komprementua me zgjedhjen e François Hollande. Ky pozicion shpjegohet me lidhjet e thella që Franca ka krijuar me monarkitë e Gjirit dhe Izraelin. Një qëndrim i tillë neokonservator do t’i lejonte t’i tregonte aletatëve tanë që Franca  nuk ishte aspak e favorshme me regjimin iranian dhe se Franca “qëndronte vigjilente” ndaj rrezikut iranian. Megjithatë ky pozicion është gjithnjë e më tepër i papërshtatshëm. Irani përbën sot një nga zonat e rralla të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, ndërkohë që shoqëria iraniane modernizohet gjithnjë e më tepër.
Diskuri i mbajtur nga diplomacia franceze është pra anakronik dhe aspak nuk mban parasysh evolucionet social-politike të Iranit. Krahas kësaj, marrja e një pozicioni të tillë nuk krijon një klimë të favorshme për vendosjen e firmave franceze në Iran. Pra ky vend përbën një treg të rëndësishëm, ku ndërmarrjet aziatike (sidomos ato jug koreane dhe kineze) janë vendosur tashmë në mënyrë të fuqishme dhe ku ndërmarrjet amerikane përgatisin kthimin e tyre. Mbajtja e një qëndrimi të tillë vis-à-vis Iranit mbart pasoja financiare dhe është më tepër penalizuese për ndërmarrjet franceze.
A mundet sot shoqëria iraniane të konsiderohet si një shoqëri  “moderne”? A është kthyer tashmë faqja e revolucionit të vitit 1979?
Nëse i referohemi disa indikatorëve të pranueshëm, është e pamohueshme që shoqëria iraniane sot mund të konsiderohet si një shoqëri “moderne”. Përqindja e lindjeve ka kaluar nga 7 fëmijë për femër (para revolucionit), në më pak se dy fëmijë. Nga ana e tyre, femrat iraniane janë të etura për arsimim, kanë shumë dëshirë të punojnë dhe të martohen më vonë se sa parardhëset e tyre. Vajzat e reja madje sot përbëjnë 60% të numrit të të regjistruarve të universiteteve iraniane. Popullsia është në një nivel të lartë urban (më tepër se 70%), gjithnjë e më tepër e arsimuar dhe megjithë censurën në fuqi, është shumë e dhënë pas internetit dhe teknologjive të reja. S’ka dyshim se janë shumë nacionalistë dhe se institucionet e revolucionit të 1979-ës janë të gjithë aty. Por rinisja e marrëdhënieve vitin e kaluar, midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duhet parë si shenjë e presionit të shoqërisë iraniane për një normalizim të marrëdhënieve iraniano-amerikane dhe të marrëdhënieve të regjimit me vendet perëndimore./Le Monde/
SHQIPERUAR NGA S.METANI / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button