Sport

Cfarë tha De Biasi pas fitores

Screen Shot 2015-03-29 at 22.36.34Për gati 80 minuta ka vuajtur në stol gjatë ndeshjes më të rëndësishme të karrierës së tij. Shqiptari Gianni De Biasi mund të marrë frymë lirisht. Për gati 80 minuta ka vuajtur në stol gjatë ndeshjes më të rëndësishme të karrierës së tij, por në fund edhe ai si të gjithë shqiptarët ka festuar një sukses historik, që e con Shqipërinë edhe më pranë finaleve të Europianit.  “Ishte ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime por tani nuk është më. E kisha parashikuar një ndeshje shumë të vështirë, sepse Armenia është një skuadër që di të mbrohet dhe sulmon me shpejtësi. Në rastin e parë na shënuan gol. Në pushim të ndeshjes u thashë futbollistëve që duhet të besojmë dhe se ne jemi më të mirë se ata dhe mund ta fitojmë ndeshjen. Me ndryshimet që bëmë ditëm të shfrytëzonim cilësitë e futbollistëve që zbritën në fushë”. Për De Biasin ndeshja më e rëndësishme është ajo që do të vijojë më pas, pasi Shqipëria ka shumë gjëra për të përmirësuar në lojën e saj. “Le të themi që ndeshja më e rëndësishme është ajo që do të luajmë. Gjithsesi mund të them se ishim shumë të zotë dhe krijuam shumë raste, goditëm tri herë shtyllë dhe kjo ndodhi edhe para se ta mbeteshin me një lojtar më pak. Për këtë arsye them se e merituam ndeshjen. Kemi ende për të bërë dhe për t’u përmirësuar, sepse kishte gjëra që nuk shkuan mirë”.

Leave a Reply

Back to top button