Histori

Christian Gerhartsreiter: Vrasësi që pretendonte se ishte Rockerfelleri

rockefellerPërgjatë gjithë historisë, njerëzit kanë ndërruar identitet dhe kanë pretenduar se janë dikush tjetër. Disa e bëjnë për të patur një jetë më ngazëllyese dhe për të tërhequr vëmendjen, të tjerë kanë qëllime më të ligë, si për shembull kryerja e një krimi.
I lindur me emrin Christian Karl Gerhartsreiter në viti 1961 në Gjermani, ky gjoja Rockerfeller mbërriti në SHBA me një vizë turistike si adoleshent, dhe në vitet 1980 jetonte në San Marino, Kaliforni. Atje, mori një shtëpi me qera, ndërroi emrin në Christopher Mountbatten Chichester dhe u tha njerëzve se ishte një producent filmash dhe kushëri i burrit të shtetit britanik, Lordit Mountbatten. Në vitin 1985, humbën djali dhe nusa e pronarit të shtëpisë ku jetonte Gerhartsreiter, dhe menjëherë pas kësaj ky ndërroi vendbanim dhe u vendos në Greenwich, Konektikat, ku nisi të përdorë një emër të ri dhe një numër fals sigurimesh shoqërore, për të gjetur punë në Wall Street.
Në fillimin e viteve 90, e kishte ndërruar emrin në Clark Rockerfeller dhe banonte në Nju Jork, ku darkonte në klube privatë, kishte një koleksion mbresëlënës (por fallco) arti dhe përdorte emra njerëzish të famshëm që thoshte se  i kishte miq. U martua me një menaxhere të diplomuar në Harvard, me të cilën pati një vajzë në vitin 2001. Megjithatë, bashkëshortja kërkoi divorcin në vitin 2007 dhe siguroi edhe të drejtën e rritjes së të bijës.
Në vitin 2008, ndërkohë që vizitonte të bijën në Boston, ku jetonte, Gerhartsreiter u largua bashkë me të në Baltimore, aty ku tashmë kishte marrë një tjetër emër. Pas një kërkimi një javor për të cilën u bë shumë reklamë, policia e kapi në Baltimore. Dënimi i tij në vitin 2009 për rrëmbim ringjalli interes për vrasjen e pazgjidhur të djalit të pronarit në San Marino, eshtrat e të cilit ishin gjetur në San Marino në vitin 1994. Një sërë provash rrethanore lidhën Gerhartsreiterin me krimin, dhe në vitin 2013 ai u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me 27 vite burg.

Leave a Reply

Back to top button