Dosjet e CIA-s së të sapo deklasifikuara tregojnë se si Osama bin Ladeni mblidhte informacione mbi misionin e planifikuar të ushtrisë së Princit Harry në Irak.
Dhe një ekspert beson se organizatori i sulmit të 9 shtatorit i cili u vra nga US Navy SEALS në vitin 2011, po planifikonte të vriste princin gjatë detyrave të tij ushtarake në Lindjen e Mesme.
Një sasi e madhe e dosjeve të CIA-s nga kompleksi pakistanez ku vdiq bin Ladeni u publikuan mbrëmë pas gjashtë vjetësh. Ato tregojnë se si ai mbante fotografi të princit Harry, duke përfshirë edhe artikujt e lajmeve rreth planeve të tij për të shërbyer në Irak në vitin 2007. Disa nga këto artikuj ishin “Princi Harry shkon në vijën e zjarrit” dhe një tjetër që thoshte “Princi Harry në Irak mund të rrisë rrezikun e trupave”.
Misioni i Harryt në Afganistan u anulua në minutën e fundit mes shqetësimeve se ai ishte një objektiv me vlerë të lartë, por ai shërbeu fshehurazi në provincën Helmand të Afganistanit më vonë në vitin 2007.
Analisti i terrorizmit, Bill Roggio, një bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, tha për The Sun: “Pa dyshim, këto dosje tregojnë se Princi Harry ishte një objektiv për Al-Kaidën, ata ishin duke kërkuar për të dhe kur ai u dërgua në Afganistan .