Enciklopedike

Ciceroni “manipulonte zemrat”

Screen Shot 2016-08-22 at 22.35.57

U etiketua nga Kuintiliani si “manipulues i zemrave” për shkak të dinakërisë me të cilën dinte herë herës t’i përshtaste fjalimet e tij ndaj audiencës së veçantë që kishte përballë, dhe për lehtësinë me të cilën përdorte tonet e forta dhe plot patos:në fakt më shumë se sa një politikan, filozof dhe shkrimtar, Markus Tulius Ciceroni (106-43 P.E.S) hyri në histori si oratori më i madh i Romës së lashtë.

Dhe jo pa merita:zotëronte skenën si një aktor i vërtetë, nuk humbiste kurrë me fjalë të padobishme apo të mjegullta, dhe qe i shkathët në fitimin e simpatisë së publikut, duke fituar “barkun” e tyre. Kishte një kujtesë të hekurt, të stërvitur falë edhe teknikave të ndryshme (teknikat e memorizimit) që kishte zhvilluar, të cilat e lejuan të mbante mend fjalime të gjata edhe pas shumë vitesh. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button