Bota

Cikli i terrorizmit

Identifikimi terroristëve kërkon një ndryshim të metodës së punës së shërbimeve inteligjente

Sulmet në Belgjikë, do të vënë në lëvizje një cikël të vjetër: alarme masive, terroristë që struken, zbutjen e alarmit, rishfaqja e terroristëve. Identifikimi i terroristëve në mënyrë të vazhdueshme, është pothuajse i pamundur me mjetet ekzistuese. E vetmja strategji që mund të funksionojë është inteligjenca e njeriut – spiunë që arrijnë të depërtojnë tek grupet terroriste – por kjo është jashtëzakonisht e vështirë. Zgjedhja është mes jetesës me terrorizmin dhe përdorimit të strategjive të reja, teksa ato të vjetrat arrijnë të parandalojnë disa sulme, por jo të gjitha

cikliii

Nga George Friedman

Një tjetër sulm terrorist ndodhi të martën në Evropën Perëndimore. Siguria do të jetë tanimë në alarm në të gjithë botën. Terroristët do të shmangin sulmet gjatë kësaj kohe, sepse rreziku i përgjimit dhe dështimit është shumë të larta. Prandaj, nuk do të ketë më shumë sulme terroriste në ditët e ardhshme, edhe pse do të ketë alarme të vazhdueshme mbi kuti bosh dhe njerëz të dyshimtë.

Pas njëfare kohe, niveli i alarmit do të bjerë. Terroristët do të fillojnë planifikimin e sulmeve të reja, dhe ndërsa ngjarja e fundit do të mbetet e turbullt në kujtesën tonë, do ndodhë një sulm i ri dhe cikli i terrorizmit dhe antiterrorizmit do të kthehet sërish. Të qënit vazhdimisht në gatishmëri të plotë, është e diçka e pamundur.

Një njeri i vetëm në një të lartë alarmi dhe në mënyrë të përhershme, ose do të vetë-shkatërrohet nga lodhja ose do të bjerë në një lloj apatie. E njëjta gjë mund të thuhet për një polici dhe forcë sigurie. Aftësia e saj për të patur një qëndrim konstant ndaj krizës, është po aq e kufizuar sa edhe për një person të vetëm – për shkak se forca përbëhet prej njerëzve.

Kjo është ajo që e drejton këtë cikël. Rritja e adrenalinës pas një sulmi është diçka e natyrshme. Ajo ndodh gjithashtu edhe në kohën kur një sulm i ri është më i pamundur. Ruajtja e të njëjtës forcë më vonë, kur kanë kaluar muaj…

[real3dflipbook id=”1038″]

Leave a Reply

Back to top button