Horizonti.al

Cila fuqi e fshehtë e shpëtoi 23 herë Hitlerin?

Screen Shot 2016-05-24 at 11.17.08Hitleri shijonte takimet me publikun e vet adhurues, më shumë se cilido diktator tjetër në shekullin 20-të dhe shpesh herë shihej duke u përzierë me ta, në një shfaqje simbolike aleance. Për pak kohë pas ngjitjes në pushtet, të afroheshe aq sa për të takuar Fyhrerin ishte gjë e lehtë – por të gjithë atentatet për ta vrarë dështuan. Në vitet e hershëm të sundimit të tij, shumë atentatorë vetmitarë bënë plane për ta vrarë, por asnjëri nuk ishte i mirëmenduar për të patur sukses. Hitleri ndryshonte shpesh herë planet e tij pa paralajmërim, ose lajmëronte për vizita spontane, gjë që ia vështirësonte shumë detyrën një vrasësi të mundshëm.

Kur shpërtheu lufta në vitin 1939, kundërshtimet brenda Bermahtit u shtuan dhe nga ai moment, shumica e atentatorëve të Hitlerit vinin nga rrethi i tij i brendshëm. Masat e sigurisë u shtuan shumë, sidomos pasi ushtarë çekë të stërvitur nga britanikët, vranë në Pragë Reinhard Heydrichun. Nga ai moment, vetëm njerëzit në rrethin më të ngushtë të Fyhrerit lejoheshin ta kontaktonin. Po kështu u bë shumë më e vështirë shtënia në dorë e eksplozivëve, ndërkohë që edhe ata që ia dilnin, zbuluan se Hitleri kishte edhe një aleat tjetër të fuqishëm: koincidencën. /bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close