Horizonti.al

Cila ishte piktura e preferuar e Hitlerit, Leninit dhe Frojdit?

Screen Shot 2016-05-10 at 11.50.22

Ishte “Ishulli i të vdekurve”, vepra më e famshme e artistit zviceran Arnold Bocklin. Në të paraqitet një ishull spektral që del nga një liqen, i mbushur me qiparisa dhe i rrethuar nga shkëmbinj të mëdhenj. Në plan të parë, në një varkë të vogël, një figurë e mbuluar me një çarçaf të bardhë, ndoshta një fantazmë, sjell një arkivol me varkë. Piktori simbolist, që shpesh herë frymëzohej prej botëve të fantazisë dhe mitologjisë, pikturoi pesë versione, nga viti 1880 deri në 1885. I treti u ble nga Hitleri për një shifër shumë të lartë (sot afro 100 milionë Euro).

Diktatori e kishte varur pikturën në studion e tij dhe e mbante gjithmonë me vete, deri edhe në bunkerin ku u vetëvra…

Pasioni i Hitlerit për veprën e Bocklinit ndahej edhe nga personazhe të tjerë historikë: Lenini mbante një version të varur mbi shtrat, ndërkohë që Frojdi kishte 22 kopje në studion e tij./bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close