Zodiak

Cilat do të jenë datat më të lumtura të muajit prill për shenjat e horoskopit?

Prilli po vjen, muaji më i bukur i pranverës dhe astrologët parashikojnë se disa ditë do të jenë veçanërisht të lumtura për të gjitha shenjat e zodiakut. Lexoni për të zbuluar se cilat janë datat.

4 Prilli – dita e pasqyrave

Dita e parë e lumtur e prillit është data e shënuar me sekuencën 4-4. Në këtë ditë, bota do të sundohet nga numri 4, një numër që mishëron integritetin, qetësinë dhe harmoninë e katër elementëve.

Duke qenë e hënë, do të na ndihmojë ta nisim javën me energji të re. Mos harroni planet dhe dëshirat tuaja për ditën pasi ka shumë mundësi që ato të realizohen.

11 Prill – Mërkuri hyn në shenjën e Demit

Ky është një tjetër tranzit i favorshëm. Megjithatë, sfida të vogla janë të mundshme veçanërisht për ata që do të planifikojnë gjatë asaj kohe.

Nga ana tjetër, energjia e planetëve do ta bëjë më të lehtë krijimin e njohjeve të reja dhe negocimin. Nëse po planifikoni të investoni sërish në pasuri të paluajtshme, astrologët rekomandojnë ta bëni pikërisht në këtë datë.

21 Prill – Shi meteorësh Lyrid

Ky është shiu i dytë më i rëndësishëm i meteorëve në vitin 2022. Ai do të fillojë në datën 16, por do të arrijë intensitetin e tij në 21 dhe 22 Prill. Ky shi meteorësh është i lidhur ngushtë me plejadën Lyra, e cila nga ana tjetër përfaqëson aspektin shpirtëror dhe intelektual. Në këtë ditë është e dëshirueshme që t’i përkushtoheni përvetësimit të njohurive të reja, por edhe zgjidhjes së problemeve. Nga kjo periudhë ju pret një sukses i madh nëse jeni të angazhuar në punë krijuese.

29 Prill – Mërkuri hyn në shenjën e Binjakëve

Tranziti i Mërkurit te Binjakët do të zgjasë deri më 22 maj. Gjatë këtyre tre javëve, një ndryshim rrënjësor në jetën tuaj është i mundur. E njëjta gjë vlen edhe për ditën e tranzicionit, të premten e fundit të prillit. Vlen të kujtohet se kjo ditë do të jetë e lumtur pavarësisht lëvizjes retrograde të Plutonit, sepse nuk do të ketë forcë të mjaftueshme për të errësuar Mërkurin.

Back to top button