Shendeti

Cilat vitamina e forcojnë më shumë sistemin tonë imunitar?

Sot është bërë e domosdoshme të kuptojmë se cilat vitamina e forcojnë sistemin imunitar. Tek e fundit, bota jonë nuk është sterile. Çdo ditë ne jemi të ekspozuar ndaj një morie mikrobesh të dëmshme, që po evoluojnë vazhdimisht për të na infektuar akoma më rëndë. Por a e dimë se cilat vitamina e forcojnë sistemin imunitar? Ja cilat janë ato më të rëndësishmet.

Vitamina C

Vitamina C, ose acidi askorbik siç njihet ndryshe, është një përbërës i zakonshëm që do ta gjeni në shumë ilaçe për të ftohurën e zakonshme dhe gripin, të cilat merren edhe pa recetë. Mungesa e vitaminës C, ka qenë prej kohësh e lidhur me funksionin e dobët imunitar, dhe rritjen e ndjeshmërisë ndaj infeksioneve.

Po ashtu, studimet tregojnë se kur trupi i njeriut përballet me një infeksion, suplementet  e Vitaminës C mund t’ju ndihmojë të shëroheni më shpejt. Kjo pasi Vitamina C e mbështet sistemin imunitar në nivele të shumta. Ajo forcon qelizat e bardha të gjakut, forcon lëkurën dhe e mbron trupin tonë nga stresi oksidativ.

Shumë njerëz besojnë se agrumet kanë përqendrimin më të lartë të acidit askorbik. Dhe nuk

e kanë gabim:një portokall me madhësi mesatare përmban gati 70 mg vitaminë C. Por disa perime mund të jenë gjithashtu burime të shkëlqyera. Për shembull, një 100 gr speca përmbajnë gati 65 mg, ndërsa 100 g brokoli më shumë se 89 mg Vitaminë C.

Vitaminat B

Vitaminat B janë thelbësore për ekzistencën e të gjitha formave të jetës në planetin tonë, nga bakteret tek njerëzit. Ekzistojnë 8 lloje të ndryshme të kësaj vitamine, dhe secila prej tyre është përgjegjëse për një gamë të gjerë procesesh metabolike dhe rregullatore. Pa vitaminat B ne nuk do të ishim në gjendje të lëviznim, të mendonim apo të ndërtonim dhe riparonim asnjë ind në trupin tonë.

Një studim i vitit 201,zbuloi gjithashtu se ulja e niveleve të B6, ndikon negativisht në sistemin tonë imunitar. Fatmirësisht, ju mund ta merrni këtë vitaminë nga shumica e ushqimeve të plota. Për sa kohë që i përmbaheni një diete të shëndetshme që është e pasur

me drithëra, mish, vezë, bishtajore, fara, arra, fruta dhe perime me gjethe të errëta.

Vitamina D

Mungesa e vitaminës D, është e lidhur me një rrezik në rritje të zhvillimit të disa çrregullimeve autoimune, përfshirë psoriazën, sklerozën e shumëfishtë dhe artritin reumatoid. Për më tepër, ky mikro-nutrient ndihmon në aktivizimin dhe shumimin e qelizave të bardha të gjakut, duke e forcuar mbrojtjen tonë kundër sëmundjeve të ndryshme. Mishi i kuq, mëlçia, të verdhat e vezëve dhe peshqit me shumë vaj si salmoni dhe sardelet, priren të përmbajnë sasitë më të larta të vitaminës D.

Zinku

Edhe pse teknikisht nuk është një vitaminë, Zinku është një nga lëndët ushqyese më të rëndësishme për shëndetin tonë. Ai është thelbësor për rritjen, zhvillimin dhe funksionimin e sistemit tonë nervor dhe riprodhues. Pa zink, sistemi ynë imunitar do të vuajë shumë.

Një studim i fundit sugjeron që zinku ka një efekt të drejtpërdrejtë në prodhimin dhe funksionimin e qelizave të bardha të gjakut. Gjithashtu ai mund të veprojë si një imunostimulant, por ai ka edhe veti antikancerogjene, kryesisht përmes mbrojtjes dhe riparimit të fijeve të ADN-së.

Zinkun mund ta gjeni në shumë ushqime të zakonshme si drithërat, produktet e qumështit, mishin, thjerrëzat ose arrat. Shumë artikuj ushqimorë, sidomos drithërat e mëngjesit, priren që të përmbajnë një sasi të madhe të kësaj lënde ushqyese. / Livescience – Bota.al

Back to top button