Histori

Cilët ishin në të vërtetë Hunët?

screen-shot-2016-10-01-at-9-22-05-am

Përgjigja e shkurtër është: ne vërtet nuk e dimë. Me origjinë nga ndonjë rajon diku në Azinë Qendrore, njerëzit e njohur si Hunët u shfaqën për herë të parë në kufijtë e Perandorisë Romake në shekullin IV Pas Krishtit. Romakët i cilësuan ata si veçanërisht të tmerrshëm, pasi ndryshe nga të ashtuquajturit barbarët e tjerë, zakonet, feja, mënyra e jetesës dhe gjuha e tyre dukej e pakuptueshme.

Nga këndvështrimi romak, hunët agresive nuk kishin objektiva të qartë (për shembull tokën), kështu që perandorët e njëpasnjëshëm e patën të lehtë për t’i mbajtur larg thjesht duke i paguar me ar. Një kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë romake, Hunët janë parë si antitezë e qytetërimit të stilit Mesdhetar dhe për pasojë janë portretizuar shpesh pothuajse negativisht, në terma “demoniakë”. Mjerisht, nuk ka mbijetuar asnjë përshkrim objektiv mbi ta, ndërsa ata vetë nuk arritën të regjistrojnë përvojat e tyre në mënyrë kuptimplotë. Prandaj të kuptuarit tonë se cilët ishin dhe çfarë ata donin nga Roma, është me shumë boshllëqe. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button