Horizonti.al

Cili është rezultati më mahnitës në matematikë?

Screen Shot 2015-08-31 at 9.53.23 AM

Një zgjedhje popullore është identiteti i Euler-it, i cili tregon se duke e ngritur numrin infinit ‘e’ (afërsisht 2.718) në fuqi pi, të shumëzuar nga e pamundshmja rrënjë katrore e -1, dhe më pas duke i shtuar rezultatit 1 bën … zero. Si mundet që një përzierje e çmendur numrash të çojë në një rezultat kaq të thjeshtë, i cili bie ndesh me mendimin praktik?

Jo më pak hutues është paradoksi Banach-Tarski, i cili tregon se një top solid mund të pritet në pesë forma speciale dhe të rimontohet, për t’u bërë dy kopje solide perfekte, ekzakte të topit origjinal. Eshtë e pranueshme që format duhet të jenë shumë speciale – pafundmërisht të dhëmbëzuara, gjë që e cila nuk është e mundur në botën reale. Më i çmenduri nga të gjitha rezultatet ka me siguri rrjedhoja në botën reale. Eshtë shuma e të gjithë numrave të plotë, 1+2+3+4 dhe kështu me rradhë, gjatë gjithë vargut të numrave të plotë deri në infinit. Në fund të fundit kjo duhet t’i shtohet infinitit. Përgjigja korrekte, gjithsesi, nuk është një numër i plotë pozitiv. Eshtë minus 1/12. Ky rezultat del nga diçka e quajtur vazhdimësia analitike e funksionit zeta të Riemannit. Fizikantët i kanë provuar me sukses rrjedhimet e saj në teori rreth botës sub-atomike./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button