Në maj të 2014 dy vajza me moshë 12 vjeç, Anissa Weier dhe Morgan Geyser goditën me thikë një shoqe klase 19 herë në lokalitetin e Waukesha në Wisconsin. Për fat të mirë vogëlushja arriti të mbijetonte falë ndërhyrjes së një çiklisti që po kalonte në atë zonë. Kur u pyetën të dy vogëlushet treguan se ishte një ritual me qëllim për t’u shndrruar në ndihmëse të Slender Man, njeriut të gjatë, i cili i kishte detyruar ta bënin këtë gjë. Kur autoritetet hetuan më në thellësi zbuluan se personazhi për të cilin flisnin ishte një qenie mitologjike që ishte krijuar në internet në 2009, një lloj dukurie virale që mori forcë dhe që ka frymëzuar videolojërat, një dokumentar mbi këtë sukses i realizuar nga HBO-ja dhe deri një film horrori që pritet të dalë këtë verë në kinematë botërore. Cili është në të vërtetë ky personazh? Nga lindi legjenda që u shndrrua në më viralet e kësaj dekade të fundit?
Origjina e mitit.
Gjithçka nisi nga një forum në internet me emrin “something awful”, në të cilin duhet të modifikoheshin foto të vjetra që të dukeshin si qenie të botës së përtejme. Një përdorues me nofkën Victor Surge, (emri i vërtetë Eric Knudsen) solli dy imazhe bardhë e zi, në të cilat shfaqet një grup fëmijësh duke luajtur dhe duke u kthyer nga ekskursioni në pyll. Në sfond të të dy fotove shfaqet një njeri i gjatë shumë i dobët, veshur me kostum të zi dhe që nuk i duket fytyra.
Ajo që i bëri virale të dy fotot ishte se autori i kishte shoqëruar me tekste të vogla sikur të ishin histori reale dhe i kishte vënë një emër krijimit “The Slender Man”. Atëherë lindi miti. Në një foto shkruhej: “nuk donim të iknim, nuk donim ta vrisnim, por heshtja e tij këmbëngulëse dhe krahët e tij të shtrirë na tmerronin dhe na ngushëllonin në të njëjtën kohë..” Fotos tjetër i jep një histori të lidhur me një zjarrvënie në mënyrë që të tërheqë më shumë lexues: “një fotografi e nxjerrë nga një zjarr i bibliotekës së Stirling City-t. Është realizuar në të njëjtën ditë kur u zhdukën 14 fëmijë nga ai që njihet si “slender man”. Zyrtarët i konsiderojnë deformimet si defekte të kamerës.
Zjarri në bibliotekë ndodhi një javë më vonë.” Ishte nga këto fotografi që u ngrit miti si një shkumë që edhe duke ditur se ishte një trillim u forcua bindja si një ngjarje e vërtetë, madje i shtuan tentakula që i dilnin nga shpatulla. Pati aq sukses sa krijoi atë që njhet si “sëmundja e Slenderit” që uronte një të ardhme plot me fatkeqësi atij që do ta takonte, nëse i fiksonte sytë mbi të kur thirrej nga ai, duke filluar që nga paranojat, makthet dhe deliret deri tek hemorragjitë në hundë. Kjo është origjina mbi të cilën bazohet filmi dhe që pritet të shndrrohet në një sukses të verës.Në Amerikës do të dalë në kinema në 10 gusht. / bota.al