Bota

Clinton dhe Trump, ka nisur “sprinti final”

Screen Shot 2016-09-06 at 13.08.17Hillary Clinton dhe Donald J. Trump zhvilluan fushata pothuajse paralele të hënën, teksa u përgatitën për sprintin përfundimtar të garës presidenciale. Kandidatja demokrate u bë “e mirë” me mediat duke hapur avionin e e fushatës dhe biseduar me gazetarët. Trumpi nuk mbetu prapa, teksa ftoi një grup të vogël gazetarësh në avionin e tij, dhe iu përgjigj pyetjeve gjatë fluturimit 30-minutësh.

Ajo shprehu alarmin “në lidhje me raportet e besueshme për ndërhyrjet e qeverisë ruse në zgjedhjet tona” përmes hackerave, duke thënë: “Ne kurrë nuk kemi pasur një fuqi të huaj armiqësore, të përfshirë në procesin tonë zgjedhor”.

Trumpi e përdori takimin e tij ajror me gazetarët për të sqaruar pikëpamjet mbi emigracionin, duke thënë se ai kundërshton çdo rrugë drejt nënshtetësisë për 11 milionë emigrantë që ndodhen ilegalisht në vend. Por ai nuk përjashtoi në mënyrë eksplicite një rrugë afatgjatë drejt statusit ligjor, nëse sistemi i emigracionit në vend do të riorganizohej. “Ne do e marrim këtë vendim në të ardhmen”, tha Trump. Por, shtoi ai, “që të bëheni nënshtetas, ju duhet të dilni jashtë dhe të ktheheni nëpërmjet procesit. Duhet të dilni dhe të viheni në radhë”.

Në avion, Trumpi u tha gjithashtu gazetarëve se “deri në këtë moment”, ai ka në plan të marrë pjesë në të tre debatet, he se vetëm një “fatkeqësi natyrore” mund ta bëjë të ndryshojë mendje. Trumpi shtoi se, ndërkohë që po përgatitet, po zhvillonte edhe seanca prove për debatet. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button