Histori

ÇMENDURI BRILANTE / Rrëfimi i jashtëzakonshëm i një “mendjeje të bukur”

Sipas Aristotelit, tragjeditë më të mira janë konfliktet mes një heroi dhe fatit të tij. Ato kanë përmbysje të fatit, momente fame dhe, së fundi, një katarsis. Jeta e Dr. John Nash – shkëlqimi i hershëm, beteja e tij me sëmundjen mendore, dhe më pas shërimi i ngadaltë falë një vullneti të jashtëzakonshëm – është pikërisht “brumi” i tragjedisë greke. Matematicieni John Nash, fitues i Çmimit Nobel,u bë i famshëm falë interpretimit të mrekullueshëm të aktorit Russell Crowe në filmin”Një Mendje e Bukur”

 Screen Shot 2015-07-18 at 10.00.30

Unë mendoj se sëmundja mendore, apo çmenduria, mund të jetë gjithashtu një lloj arratie. Zakonisht, nuk është se njerëzit sëmuren mendërisht, për arsye se janë në gjendjen më të lumtur të mundshme. Për mua, unë isha në gjendje të imagjinoja veten time në një rol me rëndësi më të madhe, nga roli i zakonshëm që kisha në jetë. Në atë kohë, njihesha pak. Kisha bërë pak progres profesionalisht, por nuk isha realisht në majë. Nuk është se kisha njohje në nivelet më të lartë, kështu që kur nisa të mendoj në mënyrë irracionale, e imagjinoja veten time në Nivelin Nr. 1. Isha njeriu më i rëndësishëm në botë, dhe njerëz si Papa – ose presidenti – për mua ishin thjeshtë armiq, që kërkonin të më zhysnin sa më poshtë

Dy muaj më parë, matematicieni John Nash, jeta e të cilit është portretizuar në filmin “Beautiful Mind”, mbeti i vdekur në një aksident rrugor, pasi taksia në të cilën udhëtonte bashkë me bashkëshorten, pësoi aksident. Matematikani është i njohur për punën e tij në për teorinë e lojës, dhe fitoi çmimin Nobel për Ekonomi në vitin 1997. Disa kohë më parë, Nash bëri një rrëfim të jashtëzakonshëm mbi jetën e tij po kaq të jashtëzakonshme, të cilin Bota.al po e boton më poshtë…

[real3dflipbook id=”364″]


Screen Shot 2015-07-18 at 10.00.52

Leave a Reply

Back to top button