Bota

CNN: Kanë ndodhur nga të gjitha. Ja 15 ngjarjet më të përfolura të 2015-ës

CNN

Nga Brandon Griggs

Kur do të hedhim një vështrim mbrapa në vitin 2015, çfarë do të kujtojmë? Ndoshta trupin e pajetë të vogëlushit emigrant, me fytyrën e zhytyr në rërën e një plazhi në Turqi. Apo krekosjet e Donald Trampit, gjatë debateve me rivalët e tjerë republikanë, në garën për të fituar nominimin për kandidatin presidenciale. Ose turmat e amerikanëve gjatë vizitës së Papa Françeskut. Apo feminitetin e guximshëm të Keitlin Xhenerit, që na vështron nga kopertina e ‘Vanity Fair’. Këtu po paraqesim renditjen rreth lajmeve më të diskutuara të vitit 2015. Ato nuk ishin domosdoshmërisht të gjitha historitë më të mëdha apo më ndikuese, veçanërisht në një vit kur SHBA-ja vendosi të rihapë ambasadën e saj në Kubë, apo presidenti rus Vladimir Putin me aksionet e reja ushtarake, sulmi ndaj ‘Planned Parenthood’ dhe tërmetet në Nepal që vranë më shumë se 9.000 persona. Por ishin edhe historitë që ngritën kauza, ndezën debate që zgjatën me javë, madje edhe me muaj. Ato na kanë zemëruar, frymëzuar, trishtuar dhe angazhuar. Për mirë apo për keq, ato ngjarje na kanë bërë që të flasim…

[real3dflipbook id=”773″]

Leave a Reply

Back to top button