Të premten e kaluar, një milion nxënës rusë panë një fjalim televiziv nga presidenti rus Vladimir Putin. “Inteligjenca artificiale është e ardhmja, jo vetëm e Rusisë, por e gjithë njerëzimit”, tha Putin. “Kushdo që bëhet udhëheqësi në këtë sferë do të bëhet sundimtari i botës”. Pas komenteve të Putinit, pronari SpaceX dhe Tesla Elon Musk shkruajti në Tuiter se “konkurrenca për superioritetin e Inteligjencës Artificiale në nivel kombesh, ka të ngjarë të jetë shkaku i Luftës së Tretë”.
Megjithëse kurrë më parë nuk është thënë kaq hapur nga një kryetar shteti, pikëpamjet e Putinit për Inteligjencën Artificiale po ndahen gjithnjë e më shumë nga udhëheqësit e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe ata në mbarë botën. Siç është shkruar në një raport të botuar nga Qendra e Harvardit për Shkencën dhe Çështjet Ndërkombëtare, kërkimet në INteligjencën Artificiale ka të ngjarë të sjellin një revolucion në teknologjinë ushtarake, të krahasueshëm me shpikjen e avionëve dhe armëve bërthamore. Me fjalë të tjera, Musk ka të drejtë, që çdo vend po ndjek objektivin për të patur superioritetin në Inteligjencë Artificiale dhe kjo gjë sjell risqe të reja.
Por, pavarësisht qëllimeve ambicioze të Putinit, ndjekja nga ana e Rusisë e objektivit për dominimin e IA nuk ka gjasa të vijë në formën e shpikjeve të mëdha në fushë. Si Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë industri të teknologjisë dixhitale që janë më të mëdha, më të sofistikuara dhe në rritje më të shpejtë sesa Rusia.
Megjithatë, Rusia mund të jetë një lider në armatimin e Inteligjencës Artificiale (robotëve për shembull) në ndjekje të strategjisë së saj të madhe, që do t’i japë fund hegjemonisë amerikane në sistemin ndërkombëtar dhe do të rivendosë ndikimin rus mbi ish-rajonin sovjetik. Rusia nuk ka qenë kurrë një lider në teknologjinë e internetit, por vendi ka ndërtuar një forcë të madhe dhe të aftë të hakerëve kibernetikë që rrëzuan një pjesë të konsiderueshme të rrjetit të energjisë ukrainase, të infiltruar në objektet bërthamore të SHBA dhe që sollën kaos në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. / CNN – Bota.al