Shtetet e Bashkuara do të testojnë aftësinë e tyre për të rrëzuar raketat e Koresë së Veriut: Lajmin e përcjell CNN, që pretendon se Pentagoni do të kryejë dy teste të rëndësishme, në një operacion i cili ka kohë që planifikohet.
Nuk do të ketë për momentin një “armada” amerikane në afërsi të Koresë së Veriut: njoftimi ishte bërë nga Shtëpia e Bardhë javën e kaluar, por më pas aeroplanmbajtësja Carl Vinson dhe katër luftanije të tjera po lundronin në drejtim të kundërt, për të marrë pjesë në një ushtrim me marinën australiane, në Oqeanin Indian, 3,500 milje larg nga Koreja e Veriut. Vinson, shkruan NYT, do të mbërrijë në zonë deri në javën e ardhshme, siç vuri në dukje nga Pentagoni, duke shkaktuar një farë sikleti për Shtëpinë e Bardhë, e cila i ksih besuar burimeve të Mbrojtjes. /bota.al