Analiza

CNN zbulon: Në mendjen e liderit të Hamasit

cnnNdërsa luftimet midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit vazhdojnë, lideri i Hamasit, që jeton në Katar, ka dhënë një intervistë ekskluzive për rrjetin “CNN”.  Khaled Meshaal, një ish-mësues 58-vjeçar, që ndodhet në krye të Hamasit që prej vitit 2004, pas vrasjes së liderit të atëherëshëm të grupit, Abdel Aziz al-Rantissi-t, i cili u vra gjatë një bombardimi ajror.  Meshaal njihet si financues i jashtëm i Hamasit, i cili i ka siguruar paratë nga mbështetësit në rajon. Ai ka folur për Nic Robertson e “CNN”. Ja pikat kyçe ku u mbështet intervista:
Tunelet
Marrëveshjet e shumta të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit kanë dështuar gjatë javëve të fundit. Megjithëse Izraeli ra dakord për marrëveshjen e fundit, me kusht që të vazhdonte shkatërrimin e tuneleve të militantëve, Meshaal tha se “ai nuk ishte një armëpushim i vërtetë”. “Kjo, pasi një armëpushim është një armëpushim, por prania e forcave izraelite në Gazë dhe shkatërrimi i tuneleve përbën një agresion, pasi ata ndodhen në territorin e Gazës”, tha Meshaal, sipas përkthimit të “CNN”. “Rezistenca palestineze ka të drejtë që të mbrojë veten dhe të drejtën për t’u përballur me forcat pushtuese izraelite që ndodhen në territorin e Gazës, me mjetet e nevojshme”.
Bombardimi me raketa
Ai tha për “CNN” se do të ishte e pamundur që të kishte militantë nga Hamasi në çdo vend ku janë vrarë civilë, apo ku janë shkatërruar ndërtesa.
“Është e padrejtë që administrata amerikane dhe Presidenti Obama përshtasin variantin e Izraelit, që është një gënjeshtër. Hamasi vetësakrifikohet për popullin e vet dhe nuk i përdor njerëzit si helmetë për të mbrojtur ushtarët e vet. Edhe luftëtarët, ashtu si ushtarët në ushtri, e kanë për detyrë që t’i mbrojnë njerëzit dhe nuk e sakrifikojnë popullin për veten e tyre”.
Kauza e Hamasit
“Ne jemi më të fortë se ata në kauzën tonë. Ne jemi pronarët e ligjshëm të tokës dhe ata janë hajdutët e saj. Ne jemi viktimat dhe ata janë vrasësit. Mirëpo, pavarësisht kësaj, ne mund të mos fitojmë një betejë, ose dy, por në fund, ne do ta fitojmë luftën. Durimi ynë do të shpërblehet me fitore. Vrasja e ushtarëve të tyre, pasi ata kanë vrarë civilët tanë, është po ashtu një fitore për kauzën e Palestinës dhe Hamasit”.
Bisedimet me Egjiptin
Hamas ka rënë dakord për armëpushim, përmes ndërmjetësve egjiptianë “shumë herë” , që prej vitit 2003, tha Meshaal-i.  “Izraelitët, egjiptianët dhe administrata amerikane e dinë këtë, përndryshe Xhon Kerry nuk do të ndërhynte kësaj here (dhe as ish-sekretarja e shtetit amerikan, Hillari Klinton në vitin 2012). Ata e dinë se Hamasi është tepër i besueshëm, në atë që, nëse lidershipi i tij premton diçka, do ta mbajë premtimin dhe luftëtarët në terren do t’i binden atij. Ai shtoi se ende është i gatshëm për t’u përfshirë në bisedime me egjiptianët, që veprojnë si palë ndërmjetësuese.
Negociatat për paqen
Meshaal tha se Hamasi nuk duhet të fajësohet për mungesën e një zgjidhjeje.  “Ne, populli palestinez, që prej vitit 1948 e kemi dëgjuar komunitetin e ndërkombëtarëve dhe rregulloret ndërkombëtare dhe të OKB-së, me shpresën se ato do t’i jepnin fund agresionit që po kryhet ndaj nesh. Mirëpo, komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në dhënien fund të okupimit të Izraelit, ka dështuar në dhënien e ndihmës ndaj njerëzve tanë për të krijuar edhe ne shtetin tonë. Madje, edhe negociatat e fundit për paqen, midis Abbas-it (Presidentit palestinez, Mahmoud) dhe Netanjahusë (Kryeministri i Izraelit, Benjamin) me Kerrin (John Kerry), u sabotuan nga Netanjahu”.
Thirrjet për armëpushim
Meshaal tha se do të mbështesë një armëpushim të përkohshëm për qëllime humanitare. Mirëpo, ai nuk do të mbështesë një armëpushim afatgjatë nëse Izraeli ndryshon politikat e kufizimit të lëvizjes së të mirave dhe njerëzve në Gazë.  “Ka dy lloje armëpushimesh: Ka një armëpushim humanitar, si armëpushimi 72-oërësh që synoi t’u vinte njerëzve në ndihmë, që ata të siguronin ushqim, ujë dhe të ndihmonte në mbledhjen e trupave. Ashtu si armëpushimi i qëndrueshëm, ky lidhet me një marrëveshje të pranuar nga të dyja palët, që do të bëhet garant për kërkesat e palestinezëve, që drejtohen kah ngritjes së rrethimit në Gaza”. /Shekulli online/

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close