“Ti bëhesh ajo për të cilën mendon më së shumti. Por ti edhe tërheq atë që mendon më së shumti”
“Çdo gjë tjetër që shihni dhe përjetoni në këtë botë është pasojë, dhe kjo përfshin ndjenjat tuaja. Shkaku janë mendimet që keni”
“Jini mirënjohës për atë që keni tani. Kur filloni të mendoni për gjithë gjërat në jetë për të cilat jeni mirënjohës, do të mrekulloheni nga mendimet pambarim që ju vijnë, për më shumë gjëra që të jeni mirënjohës. Duhet që të filloni, dhe pastaj ligji i tërheqjes do i marrë ato mendime plot mirënjohje dhe do ju japë më shumë të tilla”
“Nuk ekziston situata e pashpresë. Çdo rrethanë në jetën tuaj mund të ndryshojë!”
“Ka një të vërtetë thellë brenda teje, që ka pritur për ty që ta zbulosh, dhe ajo e vërtetë është kjo: ti meriton gjithë gjërat e mira që jeta ka për të ofruar”
“Ti bëhesh ajo për të cilën mendon më së shumti. Por ti edhe tërheq atë që mendon më së shumti”
“Shumë njerëz ndihen sikur janë viktima në jetë dhe shpesh të tregojnë ngjarje të kaluara, ndoshta faktin që janë rritur me një prind abuziv ose një familje jofunksionale. Shumica e psikologëve besojnë se rreth 85 përqind e familjeve janë jofunksionale, prandaj, krejt papritur, ju nuk jeni aq unik…
..Prindërit e mi ishin alkoolikë. Babai abuzonte. Mamaja u divorcua kur isha gjashtë vjeç … Dua të them, kjo është histori e pothuaj të gjithëve, në një formë a një tjetër. Pyetja e vërtetë është se çfarë do të bëni tani? Çfarë po zgjidhni tani? Sepse, ose do të vazhdoni të përqëndroheni në atë që ka ikur, ose në atë që doni. Dhe kur njerëzit fillojnë të përqendrohen në atë që duan, ajo që ata nuk duan shuhet tutje, dhe ajo që duan zgjerohet. Pjesa tjetër zhduket”
“Fuqia juaj është në mendimet e tua, kështu që rrini zgjuar. Me fjalë të tjera, kujtohuni që të kujtoni”
“E vërteta është se Universi ju është përgjigjur gjatë gjithë jetës suaj, por nuk i merr dot përgjigjet, nëse nuk je zgjuar”
“Nëse po ndjehesh mirë, ndodh sepse ke mendime të mira”
“Mos harroni se mendimet tuaja janë shkaku parësor i gjithçkaje”
“Në vend që të fokusoheni në problemet e botës, jepjani vëmendjen dhe energjinë tuaj besimit, dashurisë, bollëkut, edukimit dhe paqes”
“Nëntëdhjetë e nëntë përqind e asaj që ju jeni është e padukshme dhe e paprekshme”
“Çdo mendim i juaji është një gjë e vërtetë – një forcë”
“Çdo gjë tjetër që shihni dhe përjetoni në këtë botë është pasojë, dhe kjo përfshin ndjenjat tuaja. Shkaku janë mendimet që keni”
“Mendimet janë magnetikë dhe mendimet kanë një frekuencë. Teksa i mendoni, ata dërgohen në Univers dhe tërheqin në mënyrë magnetike të gjithë gjërat që janë në të njëjtën frekuencë. Çdo gjë e dërguar rikthehet në burim – tek ju”.
“Sekreti?”
“Ligji i Tërheqjes!”