Bota

Coronavirus, Nba: “Për të gjithë lojtarët, mos firmosni autografe!”

Njoftimi i NBA, saktësojnë zyrtarët e kampionatit, u është dërguar të gjithë lojtarëve, trajnerëve dhe stafit të ekipeve të ndryshme dhe përmban ekzaktësisht rekomandimin për të shmangur kontaktin me tifozët. Dhe në vend të “qepalla”-ve me pëllëmbë preferohet takimi me grusht. Rekomandohet gjithashtu të shmangni prekjen e objekteve të kaluara dorë më dorë nga tifozët, të tilla si stilolapsa për të nënshkruar një autograf, këmisha ose topa. “Shëndeti dhe siguria e lojtarëve, trajnerëve dhe stafit në NBA është parësore,” lexohet në njoftim. Ndër rekomandimet e tjera, këshillohet gjithashtu që shpesh të pastrohen sipërfaqet e prekura, të mos preken sytë, hundët dhe goja. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button