Bota

Coronavirusi / Ja informacionet më të fundit

Të gjitha vendet duhet ta bëjnë kontrollin e shpërthimit të Covid-19 përparësinë e tyre kryesore, deklaroi sot Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të infeksionit Coronavirus tani ka arritur në 101.587, sipas Qendrës Universitare Johns Hopkins.

Italia ka parë 49 vdekje të reja dhe 778 infeksione, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 197.

Donald Trump ka thënë që virusi “do të ikë”, duke këmbëngulur se “ne e mbyllëm atë, e ndalëm atë, ishte një ndalje shumë e hershme.”

Në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri, Boris Johnson, tha se dukej sikur Mbretëria e Bashkuar do të përballet me ndërprerje të konsiderueshme për shkak të Coronavirusit.

Johnson ka premtuar 46 milion stërlina të tjera për studimet mbi një vaksinë të Coronavirusit dhe testeve të shpejta diagnostikuese.

Shifrat e fundit tregojnë se ka 163 raste të konfirmuara të Coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, me 20,000 njerëz të testuar deri më tani, sipas Departamentit të Shëndetësisë.

Republika Çeke po urdhëron të gjithë shtetasit që kthehen në vend nga Italia t’i nënshtrohen karantinës prej 14 ditësh, me gjobë deri në 3 milion korona çeke (102,000 stërlina) për këdo që refuzon të bindet.

Shumë njerëz në SHBA janë duke postuar në Tëitter duke u ankuar se sa e vështirë është të testohesh për Coronavirus atje, me shpërthimin që duket se po përhapet në vend.

Peruja ka raportuar rastin e parë të konfirmuar të infeksionit të Coronavirusit, tha presidenti Martin Vizcarra në një deklaratë televizive të premten.

Sëmundja tani ka filluar të përhapet në Amerikën e Jugut. Argjentina dhe Kili njoftuan rastet e tyre të para të konfirmuara këtë javë, ndërsa një numër i rasteve tashmë janë konfirmuar në Brazil.

Një pacient i pestë ka vdekur nga Covid-19 në Spanjë ndërsa numri i personave të infektuar me Coronavirus u rrit natën me 102 raste duke shkuar në 365, sipas zyrtarëve të Shëndetit Publik në vend.

Numri i rasteve në Gjermani është rritur në 600. Deri më tani nuk ka pasur vdekje, ndërsa 16 njerëz janë shëruar, sipas Institutit Robert Koch, organi kryesor këshillues i qeverisë gjermane për çështjet e shëndetit dhe sigurisë. Në orën 7 të mëngjesit kishte pasur 534 raste të konfirmuara. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button