Bota

Coronavirusi / Ja përgjigjet ndaj pyetjeve të mëdha, për atë që po ndodh në Itali

Pse u përhap aq shpejt? Cilat janë simptomat? Si ka mundësi që nuk është gjetur pacienti zero? A jemi në epidemi apo pandemi?

Autoritetet italiane përpiqen të mos përhapin panik por koronavirusi po shkakton jo pak frikë. Dhe ka shumë pyetje që italianët i bëjnë vetes dhe për të cilat ata shpesh japin përgjigje të gabuara, duke kërkuar përmes mediave sociale. Ja cilat janë pyetjet që bëhen më shpesh dhe disa përgjigje konkrete dhe objektive.

Pse u përhap shpejt?

Duke mos ditur që virusi ishte i pranishëm në zonë ka të ngjarë të ketë patur ulje të vigjilencës së “mbrojtjes” shëndetësore. Për shembull, ai që e ushqu virusin ishte spitali i Codognos, ku pacienti 1 ishte shtruar në spital. Shumë punonjës të kujdesit shëndetësor në spital në kontakt me pacientin kanë qenë mjeti i përhapjes. Një vëmendje më e madhe ndoshta do të kishte shmangur shpërthimin në zonën e Lodit. E njëjta gjë në Dolo, ku pensionisti i Miras ishte paraqitur dy herë, dhe rezultoi se ishte i infektuar edhe me covid-19.

Cilat janë simptomat?

Simptomat më të zakonshme përfshijnë temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë akute të frymëmarrjes dhe dështim të veshkave.

Si ka mundësi që nuk është gjetur pacienti zero?

Në Codogno ishte një menaxher i cili kohët e fundit qe kthyer nga Kina dhe që ishte dyshuar si personi i origjinës por më pas ai doli të ishte i shëndetshëm. Në Vo ‘Euganeo “të dyshuarit” ishin tetë kinezë që frekuentonin lokalin në qytet, por edhe ata më vonë u pastruan nga testet. Gjetja e pacientit zero do të lejojë që të vihen nën kontroll të gjithë personat që ranë në kontakt me virusin dhe pastaj të zhduket shpërthimi. Por tani duket pothuajse e pamundur ta gjesh sepse ky koronavirus mund të ishte transportuar nga një person i shëndetshëm, d.m.th., nga një person që nuk e zhvillon sëmundjen, ose nga dikush që kishte virusin në fazën e inkubacionit. Hipoteza e fundit është një person i cili, pavarësisht se e di që ka zhvilluar covid-19, nuk dëshiron ta bëjë të ditur për arsye “ligjore”.

A jemi në epidemi apo pandemi?

Terma që tani shpesh dëgjohen në komunikimin e përditshëm dhe në mediat sociale, por për momentin në Itali nuk janë as nën një epidemi dhe as një pandemi. Në këtë moment mund të flasim për një shpërthim, që i referohet rritjes së papritur të infeksioneve brenda një komuniteti ose rajoni. Kur në vend të kësaj infeksioni është i shpeshtë dhe i lokalizuar por i kufizuar në kohë, për shembull gripi sezonal, atëherë është një epidemi. Rasti më i rëndë është pandemia, pra përhapja e një sëmundje infektive që prek disa vende në botë dhe vë në rrezik seksione të mëdha të popullatës botërore. Me covid-19 ka shumë vende të përfshira por numrat mbeten tejet të ulët për të qenë në gjendje të flasin për një pandemi.

Sa do të zgjasë emergjenca?

Vështirë ta thuash. Ardhja e të ngrohtit mund të japë një dorë, nëse përpjekja për të kufizuar përhapjen e shpërthimeve do të jetë e suksesshme, madje mund të zgjasë disa javë. Por do të jetë akoma e domosdoshme ta mbahet vigjilenca për të mos lejuar që virusi të rrindizet. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button