Bota

Coronavirusi / “Javë vendimtare, por qytetarët duhet të na ndihmojnë”

“Këto janë ditët vendimtare, ne do të shohim nëse masat e marra funksionojnë. Por italianët duhet të na ndihmojnë, secili prej tyre me sjelljen e përditshme mund të bëjë pjesën e vet”. Silvio Brusaferro, president i Institutit të Lartë të Shëndetit, ka folur në këtë mënyrë për ‘L Repubblica’.  “Vendimet e para të mbylljes – thotë ai – janë nga fundjava e kaluar, ajo e 21-22 shkurtit, dhe meqenëse inkubacioni i sëmundjes zgjat 14 ditë, deri më tani ne kemi diagnostikuar njerëz që e kanë marrë më parë virusin. Shtatë ditët e ardhshme, nëse ajo që kemi bërë është e mjaftueshme, duhet të fillojmë të shohim efektivitetin”, shpjegon Brusaferro, i cili saktëson se “masat do të vendosen gradualisht. Shpresojmë të shohim rezultatet e para deri në fund të kësaj jave, gjë që është vendimtare”, thekson ai. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button